TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 10:24

Lejoi kultivimin e kanabisit, kryebashkiaku socialist shkon ne SPAK 

Shkruar nga Pamfleti
Lejoi kultivimin e kanabisit, kryebashkiaku socialist shkon ne SPAK 
Leonard Hide në SPAK

Kryetari Bashkisë së Libohovës, Leonard Hida është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në SPAK. Kjo nuk ësHtë hera e parë që kryabashkiaku shkon në Prokurorinë e Posaçme.

Leonard Hide, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në mars të 2024-ës për shpërdorim detyre pasi sipas hetimeve, në vitin 2021 kur Hida mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës, nuk kanë ndjekur me hetime për rastet e kultivimit të kanabisit në zonat Panjë, Zhulat të Kolonjës. 

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.

Hide po hetohej nga prokuroria e Gjirokastrës por pasi mori detyrën e kryetarit të bashkisë, më 14 maj 2023, prokurori Gazmend Frëngu firmosi moskopetencën dhe dosjen ia kaloi SPAK.

Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit 2023 nën siglën e Partisë Socialiste.Ai fitoi me 52.64 % të votave, kundrejt kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' Adil Xhelili, i cili mori  47.36 %.

 

Lini një Përgjigje