TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 18:40

Plasin debatet mbi votimin për Drejtorin e RTSH, skualifikimi i Eni Vasilit hidhëron PD

Shkruar nga Pamfleti

Plasin debatet mbi votimin për Drejtorin e RTSH, skualifikimi i Eni

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka njoftuar sot se ka kualifikuar vetëm 2 nga 10 kandidatët për drejtor të RTSH. 5 u larguan për shkak se nuk plotësonin kriteret, ndërsa 5 të tjerë u hodhën në votim dhe në fund më shumë vota morën Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Por ka pasur akuza për parregullsi. Në media ka dalë se është lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashtë shtetit, konkretisht në Vietnam. Votimi ishte i fshehtë dhe siç duket në foton që ka publikuar RTSH, secili anëtar ka votuar në letër të mbyllur. Por anëtari nga Vietnami ka votuar online dhe vota e tij ka qenë e hapur.

Emrat e skualifkuar nga gara janë: Laureta Roshi, Kliton Rama, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha.

Ndërkohë që ky rezultat ka alarmuar ata që ishin në mbështetje të Eni Vasilit. Disa media dhe madje deputetë të PD kanë nisur sulmet duke pretenduar se skualifikimi saj ishte i padrejtë. Të paktën kështu shkruan Ina Zhupa.

Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore.  Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë”, shkruan ajo.

 

Lini një Përgjigje