
Elena Kocaqi ka folur lidhur me idenë e krijimit të shtetit bektashi të hedhur nga kryeministri Rama. Ajo u shpreh se kjo nuk bëhet dot, pasi shkon në burg ndërsa e ka cilësuar Ramën si zar që vepron për llogari të të tjerëve.
“Thuaji atij të mazhorancës se do të shkosh në burg, se asgjë nuk bëhet pa prekur kushtetutën. Kushtetuta ka një nen që as populli nuk e lejon që të ndryshohet, po këtyre u ka hipur vetja aq në qejf, se kur rri 35 vjet në pushtet shkallon dhe prandaj këta mendojnë se janë shteti, territori, populli. Nuk ka shans, zero.
Rama është në funksion të çdo individi nga jashtë që kërkon privilegje. Rama nuk ka politikë të jashtme në funksion të Shqipërisë, por vetëm të karriges së tij, që nuk kanë lidhje me realitetin gjeopolitik. Të gjitha dështojnë, sepse interesat ndërkombëtare nuk të lejojnë të bësh ç’të duash. Por mendoj se prapa Ramës ka një faktor të jashtëm. Rama është zari i të tjerëve”, tha Kocaqi për TPZ.
Lini një Përgjigje