TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2024, 14:13

Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin e PS-së për faljen e gjobave, të enjten votohet në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin e PS-së për faljen e

Projektligji i Partisë Socialiste për “faljen e gjobave”, ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë dhe të enjten pritet që të miratohet në Kuvend.

Projektligji i shumë diskutuar përfshin faljen e gjobave për periudhën “1 Janar, 2015- 30 Nëntor, 2024”. Gjobat të cilat parashikohen të falen me këtë projektligj janë ato të AKU-së për njësit agro-punuese në zonat rurale, gjobat e vendosura për thyerjen e rregullave të pandemisë dhe gjobat e ndërtimit për qëllim, strehim individual apo për përdorim blegtoral ose bujqësor.

Nisma e marrë nga PS-ja ka pasur kundërshtime nga ana e opozitës e cila e ka quajtur këtë vendim vetëm 5-muaj para zgjedhjeve si një tentativë për të blerë votat.

Lini një Përgjigje