TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2024, 10:01

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Rama optimist: Duam t’i mbyllim negociatat brenda vitit 2027!

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Rama optimist: Duam t’i

Kryeministri në një konferencë të përbashkët me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin u shpreh se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj.

Rama theksoi se dëshiron që të mbyllë të gjithë procesin e negociatave brenda viti 2027 dhe se uron që anëtarësimi i plotë i Shqipërisë të ndodh brenda kësaj dekade.

Jam shumë i lumtur që jam këtu, me mikun tonë Piter dhe gjithashtu me komisonerin Kos, që ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur, nuk ka ende një muaj në mandatin e saj, dhe ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara. Por e jona është më e rëndësishmja. Gati dy muaj, pas hapjes së negociatave me këtë shpejtësi, duket që këto që po ndodhin, janë falë presidences hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze dhe të ministrit të jashtëm, për ta bërë sa më të lartë këtë ambicie për zgjerimin e BE.

Së dyti, di që e gjithë kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbëshetjen e shteteve anëtare, kanë pasur mirësinë, unë ndjej se më duhet të shoh veten dhe të shoh një pamje jo fort të largët, por më duhet të them që sot kemi pamje më të qartë për punën që është bërë. E marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara. Të gjitha këto falenderime janë të sinqerta që vijnë nga zemra, falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta.

Nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë sesa e vështirë është, por është edhe pjesa e përmbushjes dhe pjekjes dhe mësimit si të bëhemi më mirë. Jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga demokracia. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, më e sigurt. Ambicia jonë, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. Anëtarësimi ynë të mbyllet brenda kësaj dekade”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje