TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2024, 21:40

Melonit nuk i ndahen telashet, edhe Presidenti Mattarella “thumbon” pazarin me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Melonit nuk i ndahen telashet, edhe Presidenti Mattarella “thumbon”
Meloni dhe Mattarella

Presidenti Italian mesazh të qartë: Kushtetuta jonë garanton të drejtën e azilit, gjykatat e BE garante... 

Presidenti italian Sergio Mattarella duket se i ka dhënë një goditje të fortë paktit mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama, për strehimin e refugjatëve.

Momentalisht Gjadri ka mbetur bosh, por duket se presidenti italian kërkon që gjithësecilit t’i garantohet e drejta e azilit.

"Tragjeditë migratore ndonjëherë janë objekt i menaxhimit instrumental nga disa shtete, për t'i transformuar ato në një kërcënim për fqinjët e tyre, në shkelje të qartë të konventave ndërkombëtare të nënshkruara lirisht", tha ai.

Më pas presidenti duket se mbështeti idenë që pakti Rama-Meloni ka shkuar në Gjykatën e Evropiane të Drejtësisë. Sipas tij, kushdo që ikën nga një vend për shkak të luftës dhe padrejtësive ka disa të drejta.  

"Stabiliteti i një pozicionimi mund të gjendet në parimet e përcaktuara nga Kushtetuta, në nenet 10 dhe 11. E drejta e azilit për të huajt që pengohen nga ushtrimi i lirive demokratike në vendin e tyre, refuzimi i luftës, ndjekja e paqes dhe drejtësisë midis kombeve gjithashtu nëpërmjet kufizimeve në sovranitet, në një bazë të barabartë me shtetet e tjera. Prandaj janë Konventat ndërkombëtare, pra Gjykatat e Drejtësisë që kanë rrjedhur prej tyre, për të mbrojtur zbatimin e sistemeve ligjore”, tha ai.

Deklarata e presidentit italian duket se është një mesazh iu fortë. Meloni dhe Ram ranë dakord të ngrenë kampin në Gjadër pikërisht për të shmangur procedurat e azilit të garantuar nga e drejta evropiane. Plani ishte që emigrantët të kapeshin në ujëra ndërkombëtare dhe të silleshin në Shqipëri, një vend jashtë juridiksionit të BE. Por gjykata italiane e kanë rrëzuar dy herë paktin dhe tani pritet të vendosë Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut. /Pamfleti

Lini një Përgjigje