TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2024, 10:14

Rama në Bruksel: Duam të martohemi me BE-në dhe të harrojmë divorcet e së kaluarës!

Shkruar nga Pamfleti
Rama në Bruksel: Duam të martohemi me BE-në dhe të
Edi Rama në Bruksel

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel për hapjen e grupkapitujve të VI të Shqipërisë me BE, u pyet lidhur me grup kapitullin më të vështirë të Shqipërisë.

Ai theksoi se integrimi në BE është një proces i gjatë dhe i vështirë, ku çdo hap kërkon një konsultim të hollësishëm dhe një dialog të vazhdueshëm.

“Kam mësuar së nuk ka ndonjë paragraf apo kapitull të lehtë më BE, çdo gjë do kaloj ne një konsultim të hollësishëm dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët. Në të njëjtën kohë, nuk po e gënjejmë veten se kjo ka qenë një punë e vështirë dhe të përmirësohemi në atë që ne bëjmë. Prandaj e e vlerësoj shumë këtë proces, sepse ashtu si komisionerja e tha shumë mirë, ndihmon vendin të rritet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Kur i gjithë sistemi punon si një garantues për demokracinë dhe sigurimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksionon. Për këtë grup kapitull që kemi hapur sot, nuk është shumë i vështirë, sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE.

Shqiptarët vet janë mbështetës për këto lloj politika dhe e kemi bërë të qartë si komb që duam të martohemi me BE dhe të harrojmë divorcet e së kaluarës.

Nuk ka kthim mbrapa, por vetëm rrugë përpara dhe në duhet t’i japim shqiptarëve atë që po presin me shekuj. Po sjell një varg nga poeti ynë i rilindjes: “Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon. Në Perëndim”, tha Rama.

 

negociatat me be bruksel edi rama

Lini një Përgjigje