TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2024, 10:07

Hapja e grupkapitujve, komisionerja Kos: Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë, do ta ndërtojmë së bashku të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e grupkapitujve, komisionerja Kos: Kam besim në

Kryeministri Edi Rama në Bruksel zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi angazhimin e shteve anëtare të BE-së në këtë proces. Më tej, komisionerja Kos u shpreh se ka besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort në këto negociata. Ajo shtoi gjithashtu se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashki një të ardhme të përbashkët

"Ky vendim i sotëm është një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e BE që zgjerimi është prioritet për BE dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera. Në kontekstin ndërkombëtar hapja e negociatave për grup kapitullin VI ka një rëndësi gjeostrategjike dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm. Duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema forcojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në BE. Sa i përket veprimit tonë të jashtëm ne jemi për të mbrojtur interesin tonë dhe duke promovuar të gjitha vlerat e përbashkëta me vendosmëri të lartë. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort në këto negociata. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashki një të ardhme të përbashkët. Urime Shqipëri", tha komisionerja Kos.

 

Lini një Përgjigje