Aktivistja shqiptaro- amerikane, Evi Kokalari ka nisur zyrtarisht Lëvizjen Konservatore ne Shqiperi, me sloganin “Ndryshimi fillon sot”.
Kokalari shpjegoi se kjo lëvizje synon se pari të ndryshojë mentalitetin politik në vendin tonë.
“Të flasësh lart e poshtë nëpër Shqipëri për doktrinën konservatore nuk është koha. Por një gjë që ne duhet të bëjmë është ndryshimi i mentalitetit se si bëhet politikë në Shqipëri.”
Kokalari nuk e fsheu se Levizja Konservatore mund te kthehet ne nje parti, duke pasur si qellim që në vitin 2025 tu ofrojë shqiptarëve një alternativë të djathtë të qeverisjes
“Ajo që dua unë të bëj është të mbledh 140 veta të saktë, me karakter të fortë që kanë integritetin e duhur, të hyjnë në parlament. Ka shumë njerëz që thonë nuk bëhet, unë them bëhet.”
Aktivistja Kokalari theksoi se synimi është për të krijuar një lëvizje të djathtë, duke shpjeguar se një prej çështjeve për të cilat ajo u nda nga Sali Berisha, ishte aleanca me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën.
“Është një përlyerje të thuash ne po kthehemi në një parti konservatore, ndërkohë që ti po bën koalicion me një parti komplet të majtë.”
Aktivistja shqiptaro amerikane Evi Kokalari u bë e njohur në skenën politike shqiptare në vjeshtën e vitit 2021 kur ajo doli në krah të Sali Berishës në betejën e tij kundër Lulzim Bashës.
Kokalari mori pjesë në disa prej takimeve të Berishës gjatë lëvizjes që mori emrin foltorja si dhe u bë pjesë e mbledhje për Rithmelimin e PD.
Evi Kokalari nisi të kritikojë Sali Berishën për mënyrën se si u zhvillua votimi ne PD për ekipin e ri drejtues duke akuzuar për manipulim të procesit si dhe kritikoi ashpër aleancën e Berishës me Ilir Metën.
Lini një Përgjigje