TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2023, 12:14

Betohet në krye të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja: Do u jap hakun të gjithëve pa dallime partiake

Shkruar nga Pamfleti
Betohet në krye të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja:

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja tha se do të ketë një rishikim të administratës bazuar në aftësitë e tyre. Qosja tregoi se si do të bëhet punësimi i njerëzve të kualifikuar pa dallime partiake.

Fisnik Qosja është betuar si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, i cili mundi në garën e 14 Majit kandidatin e PS-së, Redjan Krali.

“Do ta marr me qetësi, do i jap secilit hakun dhe në radhë të parë do vlerësoj profesionistët, çdo profesionist që është në vendin e duhur dhe punën e duhur nuk do e shoh nga ngjyrat politike, do i jap dorën dhe do i them punë të mbarë” u shpreh Qosja.

Kryetari i ri tregoi gjithashtu se drejtimi i qytetit ka qenë një nga ambiciet e tij që në momentin që është bërë pjesë e politikës.

“E kam menduar që një ditë mund të jem në krye të Bashkisë së Kavajës, dua të jem i sinqertë me ju dhe publikun, një njeri që nuk ka ambicie në politikë, por hyn sa për të kaluar kohën i them të mos bëhet pjesë e politikës. Edhe situata aktuale në PD është këtu ku është se ka pasur disa njerëz që e kanë parë Partinë Demokratike thjesht si një mundësi për të arritur diku tjetër”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Kavajës.

Lini një Përgjigje