TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2023, 17:37

Gafa juridike/ Babloku fshiu vendimin e shkarkimit të Safet Gjicit nga faqja zyrtare e Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Gafa juridike/ Babloku fshiu vendimin e shkarkimit të Safet Gjicit nga
Safet Gjici me Edi Ramën

Për të dhënë lajmin e shkarkimit të Safetit, duhej të dilte Babloku ose zv/kryeministrja Belinda Balluku që kanë përvojë në këtë fushë, por nxorën Delinën e financave, e cila tha: - Qeveria shkarkoi Kryetarin Bashkisë Kukës, për gjestin e pahijshëm në zyrë...

Publikimi i videos së Safetit në zyrën e Bashkisë, madje te tavolina ku bënte pritjen e popullit, i dha aq goditje të fortë psikologjike kryeministrit Edi Rama, sa nxitoi e bëri një gafë të rëndë kushtetuese e ligjore.

Për të treguar se nuk toleron orgji në zyrat e shtetit, Babloku e shkarkoi krye bashkiakun Safet Gjici, pasi ky kishte dhënë dorëheqjen, gjë që e bëri “nul” vendimin e qeverisë, për 2 arsye: kryeministri shkarkoi një të larguar, dhe motivi i shkarkimit të tij “për gjeste të pahijshme në zyrë” nuk është parashikuar në nenin 62 të ligjit “Për qeverisjen vendore”.

Me dorëheqjen e tij para se të shkarkohej, Safeti që ishte në hall, u tregua më i qetë, më i qartë dhe më i saktë në veprimet ligjore, se Babloku që thotë se i di të gjitha dhe ka një departament me 100 këshilltarë e juristë në kryeministri.

Për të dhënë lajmin e shkarkimit duhej të dilte Babloku, ose zv/kryeministrja Belinda Balluku që kanë “përvojë në këtë fushë”, por nxorën Delinën e financave, e cila tha: - Qeveria shkarkoi kryetarin e Kukësit, për sjelljen e pahijshme në zyrë.

Ndërsa 6 orë pas publikimit në faqen zyrtare të kryeministrisë, vendimi për shkarkimin e  Safet Gjicit u hoq, mbasi ishte marrë në shkelje të ligjit dhe urojmë që gabimi të mos çohet me tej, duke e publikuar në Fletore Zyrtare.

Sepse sipas nenit 61 të ligjit “Për qeverisjen vendore”, 2 orë para marrjes së vendimit të shkarkimit nga kryeministri, Safet Gjici e kishte dorëzuar dhe protokolluar dorëheqjen te Këshilli Bashkiak i Kukësit, i cili e dërgoi te Prefekti, ndërsa ky njoftoi Këshillin e Ministrave.

Sipas nenit 62, kryeministri e shkarkon një Kryetar Bashkie vetëm për këto 3 motive: kryen shkelje të rënda të Kushtetutës; dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale; kërkohet shkarkimi nga këshilli bashkiak, kur nuk paraqitet në detyrë 3-muaj pa ndërprerje.

Gafa juridike/ Babloku fshiu vendimin e shkarkimit të Safet Gjicit nga

Në rastin konkret, edhe nëse Safeti nuk do kishte dhënë dorëheqje, Babloku nuk e shkarkonte dot, mbasi Safeti nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën; në ligj nuk parashikohet ndalimi seksit në zyra, ndërsa në detyrë jo vetëm nuk ka munguar, por sipas videos qëndronte në punë dhe pas orarit zyrtar... duke  i “shërbyer popullit”./Pamfleti

Lini një Përgjigje