Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka komentuar skandalin seksual të kryetarit të dorëhequr të bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi thotë se qytetarët që sot habiten duhet të durojnë, pasi vetë votuan figurën e Gjicit, i cili u prezantua nga Rama në fushatën për zgjedhjet lokale si "kal karroce".
“Kur shoh postime që bëjnë sikur janë indijuar shumë apo janë të prekur, të fyer, të habitur nga një video “ normale” e njërit prej “kafshëve” që Rama ju prezantoj gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në 61 Bashki, më vjen për të dhj…. e tua plas në surrat.
Pse habiteni more debila? Çfarë faji ka Rama këtu? A ju tha shkoqur, drejt, qartë dhe pastër që po ju prezantoj kafshë njëthundëërrake diku kuaj e diku gamore? A i votuat si dele këta “kafshë”? Tani duroni dhe qepeni gojën
Aaaaaa më fal, duroni dhe hapni gojën fort dhe shkoni tek dentisti para se te shkoni të takoni nëpër zyrat e bashkisë, kuajt, gamorët apo kërriçat e Ramës që votuat në 14 maj
Problem do ta keni ne 4-5 bashki që janë femra Kryetaret e Bashkive se si do mbaroni punë, por në bashkitë e tjera e keni te zgjidhur problemin, vetëm kurajo dhe gojën e mirë. Prandaj mos na hapni barkun me “ ndijatat” bajate e hipokrite sikur u befasuat”.-ka shkruar Murrizi.
Mesditën e djeshme u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer seks oral në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja.
Lini një Përgjigje