TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2023, 13:54

Vjedhja me PPP- Markimi i Karburanteve, turkesha “Çok Gjyzel” e Erdogan dhe Sinan Idrizi i Bablokut

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhja me PPP- Markimi i Karburanteve, turkesha “Çok Gjyzel”

Nëse taksa e markimit është vërtetë e nevojshme, këtë gjë mund ta bëjë dogana me punonjësit e saj, dhe këto 150 milionë Euro që i zhvaten shqiptarëve të shkojnë në arkën e shtetit dhe jo në xhepat e “sinan idrizëve” të Bablokut...

Deri në vitin 2033, shqiptarët do vidhen me PPP “Markimi i karburanteve”, që u vendos nga pushtet- familja “Berisha” në qershor 2013 duke përdorur si maskë Ismail Mulletin, ndërsa tani u zgjat edhe 10 vite të tjerë nga pushtet- familja “Rama” duke përdorur si maskë Sinan Idrizin.

Kjo PPP ishte kauzë politike e opozitës gjatë fushatës 2013, me këtë betim të Edi Ramës: - Ditën e parë si kryeministër, do anuloj këtë koncesion mafioz që vjedh shqiptarët.

Por populizmi kundër PPP “Markimi i karburanteve”, vazhdoi deri në vitin 2015, kur Babloku jo vetëm nuk e anuloi, por shtoi 2 taksa të tjera dhe PPP-në e pompave në pikat e shitjeve.

Ndërsa tani që Sali Berisha dhe klani i tij vodhën për 10 vite, Edi Rama e zgjati deri më 2033, mbasi sipas pazarit, ka radhën ta marrë vetë këtë PPP e ta kontrollojë me klanin turko-shqiptar.

Si biznesmene e Edi Ramës dhe grupit Erdogan, që ka marrë për 10 vitet në vazhdim PPP-në e markimit të karburanteve, është turkesha Nerve Korkmaz, e cila qysh më 16 shkurt 2022, është regjistruar si pronare me 99.3% të aksioneve, ndërsa 0.7% ia kanë lënë plakut “non grata”.

Pronarja turke Nerve Korkmaz, e cila deri më 2019 ishte këshilltare ekonomike e Erdogan dhe ende pjesë e stafit të kompanive të dhëndrit të tij, bleu 99.3% të aksione të PPP- Markimit të Karburanteve nga Ismail Mulleti i Sali Berishës dhe nga izraeliti Assaf Halkin i Ridvan Bodes.

Por turkesha e Erdogan, figuron edhe përfaqësuese e kapitalit turk në Klub-Futboll “Flamurtari” dhe bashkëpunëtore e ngushtë e presidentit të këtij klubi, Sinan Idrizi; gjithashtu dhe hartuese e plan-biznesit për krijimin e kompanisë “Air Albania” të çarterit të Bablokut, si përfaqësuese e ortakërisë 90% të “Turkish Airlines” e “MDN Investiment” të Sinan Idrizit.

Ndaj themi, që PPP-në e markimit të karburanteve, kryeministri Edi Rama e ka kaluar në dorë të maskës së tij Sinan Idrizi, nëpërmjet të cilit bashkë me dhëndrin e Erdogan, do zhvatin nga shqiptarët minimalisht 150 milionë Euro për 10 vite, në formë takse në çmim karburanti.

Interesat personale financiare të Edi Ramës në këtë koncesion, i provon dhe ky fakt: më 20 maj 2020,  biznesmeni turk Adnan Polat, kallëzoi penalisht Sinan Idrizin, për vjedhje me mashtrim të 3.5 milionë Euro, duke i premtuar se do t’i jepte PPP e markimit të karburanteve në Shqipëri.

Vjedhja me PPP- Markimi i Karburanteve, turkesha “Çok Gjyzel”

Në Gjykatën e 19-të të Stambollit, ai deklaroi se Sinan Idrizi ia kishte bërë premtimin në emër të kryeministrit Edi Rama dhe i kishte treguar në telefon, bisedat e pazaret me të, për marrjen e PPP-së së markimit të karburanteve për 10 vite, madje edhe regjistrime, ku Sinan Idrizi i thoshte se kontrollon pazaret dhe miliardat e Edi Ramës.

Sipas kontratës koncesionare, turqit e Edi Ramës, do paguajnë si detyrim në shtet 2% të vlerës 150 milionë Euro të ardhura, ose 3 milionë Euro në 10 vite, ndërsa fitimi tyre neto do jetë 130 milionë Euro, por në tatime deklarojnë nga 1.2 deri 1.4 milionë Euro fitim në vit.

Nëse taksa e markimit është vërtetë e nevojshme, këtë gjë mund ta bëjë dogana me punonjësit e saj që i ka “ushtri”, dhe këto 150 milionë Euro që u zhvaten shqiptarëve, të shkojnë në arkën e shtetit dhe jo në xhepat e Edi Ramës, të familjes Erdogan e “sinan idrizëve” të tyre.

Është çudi përse nuk po vepron SPAK, kur i ka faktet, që PPP-ja e paligjshme e markimit të karburanteve u zgjat edhe 10 vite me urdhër të Edi Ramës, pronësinë e saj e ka marrë ortakja turke e Sinan Idrizit, ndërsa projekt-kontratën e ka hartuar Jonida Zeqo, që hartoi dhe kontratat e landfilleve në favor të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit./Pamfleti

markimi i karburanteve sinan idrizi babloku ppp

Lini një Përgjigje