TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2024, 15:51

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, Kushtetuesja rrëzon Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi i ankimit për masën e sigurisë "detyrim paraqitje" si antikushtetuese.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paraqiti kërkesë për përjashtim nga çështja e tij të anëtares së Kushtetueses e cila është partnerja e Enkelejd Alibeajt. Sipas tij, prania e saj përbënte konflikt interesi.

Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash. Kërkesa u rrëzua pasi sipas trupës së 7 gjykatësve, e cila ishte e pabazuar në prova.

Seanca për ankimimin e Berishës do të mbahet më datën 19 nëntor.

Berisha kundërshtoi në Kushtetuese vendimin e GJKKO sipas kërkesës së SPAK, që kreut të PD-së të vendoset në masën e detyrimit me paraqitje në OPGJ dhe t’i ndalohet dalja jashtë shtetit. Më pas, Berisha nuk e zbatoi këtë masë për tu paraqitur në OPGJ dhe ndaj tij u vendos masa e “arrestit shtëpiak”, nën të cilën ndodhet ende.

Lini një Përgjigje