TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2024, 13:53

Provokimi i fortë i Edi Ramës në Selanik që mbeti në heshtje

Shkruar nga Pamfleti

 

Provokimi i fortë i Edi Ramës në Selanik që mbeti në
Edi Rama /

Edi Rama, në Selanik, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ‘Noc Rrokun’ 2, duke i dalë kundër SHBA, si për t’i treguar se tollovitë e tij të çmendura mund t’i bëjë edhe në rajon...

Fjalimi i Edi Ramës në Selanik ka provokuar një polemikë ndërmjet Tiranës dhe Athinës, për çështjen e një pezhishke historike si ajo e Vorio Epirit.
Por nëse vëren me kujdes, atë fjalim, që siç u pa ishte i parapërgatitur, dhe jo spontan, dallon një provokim edhe më të madh, që në realitet nuk ka lidhje me Greqinë.
Në përroin e tij psiqiko-historik, Edi Rama tha se Selaniku ka qenë një qendër shumë etnike shqiptarësh, hebrenjsh, grekësh, armenësh e bullgarësh. Ku këto të fundit, tha Rama, u mbrojtjën nga bektashinjtë e qytetit, që ndanë pusin me “bullgarët” që ishin në rrezik zhdukje.
Në realitet, nuk ka pasur bullgarë në Selanik, as në kohën e osmanllinjëve, as gjatë Luftës së parë Botërore. Të gjithë kanë qenë banorë të ardhur nga ajo që njihet sot si Maqedoni e Veriut. Të cilët janë quajtur ose maqedonas, ose banorë të rumelisë, ose sllavë të jugut e shumë epitete të tilla. Megjithatë, ata sot kanë një shtet të tyrin, anëtar të OKB-së, NATO-s dhe kandidat për në BE.
Edi Rama, edhe pse u duk se po bënte një persiatje në histori, në të vërtetë bëri një promovim.
Pikërisht pas ndarjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin e integrimit, duke u atashuar pro qëndrimit bullgar kundër Shkupit.
Ndërkohë që një vit më përpara bënte shaka pa kripë me kancelarin gjerman duke i prezantuar kryeministrin e Maqedonisë, i tha Schols-it se ishte kreu i Bullgarisë Perëndimore.
Në këtë moment, në fakt prej disa vitesh, Maqedonia e Veriut po mbahet ‘peng’ nga Bullgaria. E cila nuk po lejon që Shkupi të hyjë në Evropë, duke legjitimuar kështu një nacionalizëm të stisur.
Sepse, sipas Bullgarisë, maqedonasit sllavë nuk janë asgjë tjetër veçse bullgarë. Pasi edhe babai i kombit maqedonas, Goce Dellçev, rilindasi antiosman, është edhe hero i Bullgarisë. Krijuesi i alfabetit cirilik Kirili dhe Metodi janë heronj në Maqedoni por edhe në Bullgari.
Megjithatë kjo dihet, problemet identitare të sllavëve që u përqëndruan në një shtet pas Lufës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore, ishin më të komplikuara për muslimanët e Bosnjës, Novi Pazarit dhe ata të Maqedonisë.
Komplikacione që i mbylli SHBA në vitin 1992, kur jo vetëm njohu pavarësinë e Maqedonisë, por që prej atij viti ka dërguar një njësi ushtarake, që nuk lëviz prej vendit.
Ajo njësi nuk është jo vetëm për të kontrolluar, por thjesht edhe për t’u treguar fqinjëve se kush prek Maqedoninë ka prekur SHBA. E nëse ndodh kjo, kanë hyrë në luftë me Amerikën.
Pikërisht në Shkup, SHBA ka edhe ambasadën më të madhe dhe më të rëndësishme në Ballkan, për të treguar se në një farë mënyre, kjo është një tokë amerikane apo e mbrojtur nga amerikanët.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë gjithmonë partnerë të SHBA dhe brenda axhendës së tyre, por jo vetëm ata por edhe të djathët e VRMO-së që janë lejuar nga amerikanët të shpikin një nacionalizëm të ri larg atij bullgar apo edhe grek. Pasi Maqedoni quhet e gjithë Greqia Verilindore me qendër Selanikun, e vetëm nga SHBA ka lindur Teoria që Maqedonia mund të marrë edhe Selanikun si kryeqendrën e saj.
Ndaj Edi Rama, në Selanik, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ‘Noc Rrokun’ numër dy, duke i dalë kundër SHBA, si për t’i treguar se tollovitë mund t’i bëjë edhe në rajon. Fiks çfarë e ka bërë edhe Sali Berisha në vitin 2013, kur kërcënoi se do të bëjë Shqipërinë e Madhe. Po që pastaj e çuan aty ku është sot, pasi e shpallën Non Grata./Pamfleti

 

provokimi i fortë edi rama selanik

Lini një Përgjigje