TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 12:13

Katastrofa në zgjedhjet lokale, Vangjeli tregon pse humbi Berisha më 14 maj

Shkruar nga Pamfleti
Katastrofa në zgjedhjet lokale, Vangjeli tregon pse humbi Berisha më
Lorenc Vangjeli dhe Sali Berisha

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar rezultanin katastrofë të opozitës në zgjedhjet lokale.

Analisti shprehet se humbja e opozitës erdhi ngaqë opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta përballë Ramës që e cilësonin autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie dhe iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional, duke mos kërkuar vota të elektoratit gri.

“Politika është arti i parashikimit. Ti nuk duhet ta vësh dorën në zjarr që ta kuptosh që ajo të djeg. Në këto 24 orë pasi u hapën kutitë e votimit, opozita dhe z. Berisha janë të mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia, pra e dinte që do të humbiste, por jo në këto përmasa, sepse në garë kishte hyrë me një tjetër tipologji nga ajo që ne mendonim.

Shikoni fjalorin që ai përdori: makineri elektorale, narkoshteti, industri e krimit, oligarkë, farsë, krim shtetëror, krim ordiner.

Gjatë fushatës nuk u fol për këto dhe se cila do të ishte përgjigjia. Gabimi kryesor ishte se në këtë ndeshje përballë një njeriu që e cilësojnë autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie tjetër. Qoftë edhe me zgjedhjen e kandidatëve për bashkitë me Primaret, ata iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional dhe nuk e çuan këmbën një hap përtej atij gardhi, vetëm për të siguruar sinoret e vjetra.”-tha Vangjeli.

vangjeli berisha humbja në zgjedhje

Lini një Përgjigje