TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 11:31

Vendoret/ PS humbi bashkinë e Memaliajt, por fiton Këshillin Bashkiak

Shkruar nga Pamfleti
Vendoret/ PS humbi bashkinë e Memaliajt, por fiton Këshillin Bashkiak

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Memaliaj, Albert Malaj arriti të fitojë postin e kryebashkiakut përballë kandidatëve të Partisë Socialiste Gjolek Guci. Por, për mandatet në Këshillin Bashkiak, duket se po kryeson PS. 

Teksa janë numëruar 25 nga 27 qendrat e votimit, ajo që bie në sy është kryesimi i Partisë Socialiste me 35.45% të votimit, ose 1783 vota. Të përkthyera mandati PS ka arritur të jetë në 7 mandat në Këshillin bashkiak.

Në vend të dytë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 15.1% ose 710 vota. Të përkthyera në mandat bashkë Fitojmë ka marrë 3 të tilla.

2 mandate për Partinë Demokratike zyrtare, e cila ka 10.88% të votive ose 547 vota. Nga 1 mandat kanë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale.

vendoret

Lini një Përgjigje