TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 10:35

Këshillat bashkiakë/ PS forcë e parë, Meta “asgjëson” Berishën; partia e Tom Doshit bëhet faktor në veri

Shkruar nga Pamfleti
Këshillat bashkiakë/ PS forcë e parë, Meta
Procesi i numrërimit për Këshillat Bashkiakë

Pas përfundimit të numërimit në disa prej bashkive ku tashmë janë shpallur fitues kryebashkiakët e rinj, po vijon puna për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak. 

Sikurse edhe në rezultatet për kryetar bashkie, edhe në Këshillat Bashkiakë PS ka dalë forcë e parë në shumicën dërrmuese.

Pas Partisë Socialiste, e dyta renditet koalicioni Meta-Berisha, por në disa nga bashkitë kryesore Rithemelimi ka me pak këshilltarë se partia e Metës.

Në këto zgjedhje forcë faktor cilësohet edhe PSD e Tom Doshit që po merr mandate në thuajse çdo bashki të veriut.

Konkretisht për ‘parlamentet vendore’ në Elbasan dhe Poliçan, ku është përmbyllur numërimi për këshillat bashkiakë, PS ka siguruar shumicën e mandateve, duke fituar thellë përballë BF dhe Partisë Demokratike.

Konkretisht në Elbasan PS ka marrë 28 mandate, BF, 7 mandate, PD 1 mandat dhe nga një mandat për PSD, Partinë e Gjelbër, PDS dhe PDIU.

Ndërsa në Poliçan nga 15 mandate të mundshme, PS ka fituar 13. Ndërsa BF dhe PD marrin nga një mandat secilia forcë.  Në Pustec ka mbaruar numërimi, ku 5 mandate i ka marrë PS, 4 mandate për BF, 1 PAA, 1PDS, 1 PSD dhe 3 mandate Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian.

Në bashkinë e Fushë Arrëzit, PSD dhe PAA kanë marrë shumicën e mandateve me nga 3 mandate secila.  Ndërkohë në Tropojë, PS ka numër më të madh votash duke siguruar më shumë mandate se koalicioni Bashkë Fitojmë. 

Sipas rezultateve të deri tanishme për Hasin, në Pukë, Mirditë, Himarë e Memaliaj, Partia Socialiste ka nxjerrë më shumë këshilltarë se koalicioni BAshkë Fitojmë, ndërsa në Kavajë numërimi nuk ka nisur akoma.

Ndërsa Bashkia e Tropojës, një bastion historik demokrat që këto zgjedhje lokale i kaloi Partisë Socialiste, PS e PD po konkurrojnë kokë më kokë.Deri më tani janë numëruar 5 nga 38 kuti votimi.

Nga rezultatet e deritanishme, PS dhe BF ndajnë të njëjtin numër këshilltarësh bashkiakë, me nga 5 secili.

Pas tyre renditet ADS me 2, PAD me 2, PSD me 2, PLL me 1, PUK me 1, PR me 1, BD me 1, PGJ me 1.

Beteja për Tiranën

Po vijon numërimi i votava për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Teksa janë numëruar 376 qendra votimi nga 941 në total, kryeson Partia Socialiste me 48.79% të votave, ose 55401 vota. Të përkthyera në mandate PS deri më tani ka siguruar 33 mandate.

Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 24.02% të votave, ose 27276 vota. Numri i këshilltarëve që ka siguruar deri tani ky koalicion është 16.

Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Shqipërisë e cila ka siguruar 7547 vota, ose  6.65%. Shifra të cilat përkthehen në 4 mandate.

3 mandate ka fituar deri më tani Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Forcë politike e cila ka siguruar 5352 vota, ose 4.71% të votave totale.

Nga 1 mandat kanë siguruar në këshillin e ri të Tiranës Partia Republikane e Fatmir Mediut, LZHK e Dashamir Shehut dhe PDIU e Shpëtim Idrizit.

Bashkitë ku është mbyllur numërimi:

QARKU TIRANË

Bashkia Vorë

PS – 13 mandate (46.69%)    

BF – 4 mandate (16.45%)    

PAA – 2 mandate (8.06%)   

FRD – 1 mandat (6.08%)

Bashkia Kamëz

PS – 20 mandate (43.08%)    

BF – 11 mandate (24.36%)

PD – 3 mandate (7.58%)  

PSD – 2 mandate (5.36%)

FRD – 2 mandate (4.51%)

PAA – 1 mandat (2.23%)  

PR – 1 mandat (2.45%)

ALD – 1 mandat (2.71%)

QARKU ELBASAN

Bashkia Elbasan

PS – 28 mandate (49.62%)    

BF – 12 mandate (22.59%)

PD – 7 mandate (12.98%)   

PSD – 1 mandat (2.39%)

PDS – 1 mandat (2.28%)

PDIU – 1 mandat (1.87%)

PGJ – 1 mandat (1.93%)

Bashkia Cërrik

PS – 11 mandate (46.50%)

BF – 3 mandate (13.33%)

PD – 2 mandate (9.75%)

PAA – 1 mandat (3.90%)

PLL – 1 mandat (5.13%)

PSD – 1 mandat (4.78%)

LZHK – 1 mandat (5.66%)

PGJ – 1 mandat (5.77%)

QARKU SHKODËR

Bashkia Fushë Arrëz

PSD – 3 mandate (13.22%)

PAA – 3 mandate (13.06%)

PS -2 mandate (12.79%)

PKD – 2 mandate (10.12%)

BF -1 mandat (7.96%)

PD – 1 mandat (6.89%)

ALD – 1 mandat (6.89%)

FRD – 1 mandat (5.28%)

PDIU – 1 mandat (7.27%)

QARKU GJIROKASTËR

Bashkia Këlcyrë

PS – 3 mandate (14%)

BF – 1 mandat (5.41%)

PAA – 1 mandat (4.91%)

PR – 1 mandat (5.39%)

ALD – 1 mandat (6.06%)

PSD – 1 mandat (4.43%)

PD – 1 mandat (4.83%)

LZHK – 1 mandat (5.21%)

PDIU – 1 mandat (6.89%)

AD – 1 mandat (6.49%)

LRE – 1 mandat (3.91%)

ADK – 1 mandat (5.74%)

PASH – 1 mandat (3.78%)

Bashkia Libohovë

PS – 8 mandate (47.23%)

BF – 5 mandate (26.85%)

PD – 2 mandate (11.09%)

QARKU KORÇË

Bashkia Pustec

PS – 5 mandate (32.21%)

BF – 4 mandate (22.83%)

AMIE – 3 mandate (21.46%)

PAA – 1 mandat (7.62%)

PDS – 1 mandat (6.45%)

PSD – 1 mandat (9.43%)

Bashkia Kolonjë

PS – 10 mandate (53.53%)

BF – 2 mandate (14.50%)

PAA – 2 mandate (10.59%)

PR – 1 mandat (8.69%)

8-Libohovë: 

Ka gjithsej 15 mandate. PS ka fituar 8 mandate, “BF” 5 mandate dhe PD 2 mandate.

9-Këlcyrë: 

Ka gjithsej 15 mandate. 3 mandate i ka fituar PS, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar “BF”, PDIU, PADSH, ALD, ADK, PR, Aleanca Progresiste LZHK, PAA, PD, PSD, LRE, PASH.

 

këshillat bashkiakë meta “asgjëson” berishën

Lini një Përgjigje