TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shtator 2023, 12:33

KAS rrëzon PD-në e Lulzim Bashës, mbetet me një komisioner për zgjedhjet në Kukës

Shkruar nga Pamfleti
KAS rrëzon PD-në e Lulzim Bashës, mbetet me një komisioner
Meta dhe Basha

Partia Demokratike zyrtare do të ketë vetëm një komisioner për zgjedhjet vendore të Kukësit, sipas vendimit të marrë nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, i cili vendosi ditën e sotme rrëzimin e kërkesës së demokratëve për një anëtar të dytë.

Sipas KAS, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk ka marrë vendimin e drejtë, për t’u bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit të 14 majit, në shpërndarjen e komisionerëve.

Sipas kryekomisionerit Celibashi, Partia e Lirisë figuron si partia më e madhe opozitare bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit të cilët i takojnë dy komisionerë, PD zyrtare një dhe tre të tjerë partia me e madhe PS.

Teksa, në bazë të kërkesës zyrtare nga PD, situata nuk është e tillë, pasi i dyti në rang vendi është radhitur koalicioni Bashkë Fitojmë dhe kjo nuk do të thotë se vetëm Partia e Lirisë është e dyta në rang vendi.

Fillimisht, KAS nuk pranoi të çonte në shqyrtim çështjen.

Por, ishte Kolegji Zgjedhor, në mbledhjen e zhvilluar të premten e 1 shtatorit ka pranuar padinë e Partisë Demokratike dhe ka kërkuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ta shqyrtojë atë.

Më 22 gusht, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, sulmoi Celibashin.

“Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit.

Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së”., tha ajo.

 

kas pd e bashËs

Lini një Përgjigje