
Ia pret nusja:
Mos ja mburr, mos ja lëvdo,
Nesër mbrëma do t'ia shoh
Sa i vijnë, sa i rëndojnë...”
Titulli i thotë të gjitha se çfarë e paraprin këtë shkrim, por nisur nga sarkazma e editorit të ‘Pamfleti’, Gjergj Zefi, bërë në llogarinë e tij në Facebook, duhet trajtuar diçka shumë serioze. Më lini fillimisht t’ju prezantoj me postimin e Z. Zefi:
“Babloku i Imer Lalës ka ndërtuar 3 rrugë për në Vuno dhe asnjë rrugë për në Shkodër...
Ndaj dhe populli i këndon:
Gratë e fisit të djalit:
Qi, qi, mo Qirjako
Qirjako nga Qiparoi
mori nusen nga Vunoi...
Motra e dhëndrit:
Hidhe vallen rrotullo
Tope madhi i motrës oo
Ia pret nusja:
Mos ja mburr, mos ja lëvdo,
Nesër mbrëma do t'ia shoh
Sa i vijnë, sa i rëndojnë...”
E në fakt Bablokut i ‘rënduan’ vetëm nga Vunoi. Fillimisht u hoq si djali kozmopolit që do bënte ‘namin’, por mbeti vetëm një nip Vunoi, duke qenë se bëri tri rrugë që çojnë në fshatin e njërës prej gjysheve.
Meqë gjyshe, stërgjyshe e katragjyshe kishte në çdo cep të Shqipërisë, prisnim të bënte rrugë edhe në Mirditë. (Madje, kur e donte puna, hiqej edhe me origjinë kineze, për të nderuar miqtë tanë kinezë, aq sa menduam që do bënte ndonjë linjë hekurudhore Tiranë-Pekin).
Por ja që ‘të gjitha rrugët çonin në Vuno, Qiparo dhe pa diskutim në Palasë. Kur është në fushatë, Babloku kujtohet për të gjitha gjyshet, që ndryshe nga njerëzit normalë që kanë dy, i gjati ka me shumicë. Por me të mbaruar fushata, kujtohet vetëm për rrënjët e fshatit të bukur të Vunosë. Ndaj dhe sarkazma në Facebook e editorit Zefi duhet marrë me shumë seriozitet e mbi të gjitha të kihet parasysh nëse do ju rastisë të jeni para kutisë së votimit (gjithnjë nëse nuk jeni nisur emigrantë deri atëherë). / Pamfleti
Lini një Përgjigje