Si klloun i argëtimit torturues në skenën e mafies ballkanike, pas largimit të ambasadores Yuri Kim, e vetmja strehë për t’u strukur i ka ngelë fustani i Belindës...
Belinda Balluku mund të jetë dëshmitare e drejtësisë, prandaj Babloku nuk guxon ta lëshojë për burg, deri në frymën e fundit!
Belinda, e ka tërbuar Bablokun, kur i ka kujtuar se nuk është Olta Xhaçka që hesht para gjyqit partizan të SPAK-ut, por bija e partisë, që luftën e madhe e bën pas çlirimit nga anglo- amerikanët që u janë qepur maleve e kodrave për të mbledhur pasuritë e vjedhura.
Babloku është mes dy zgjedhjeve, ç’burrërimit dhe koritjes.
Që i ka thënë logjikës ik, që i kërcejnë mbi samar gjithë gangsterët e fshatit nga Salillari e Sali Non-grata, deri tek Luci i Peshkut e katundarët e Kinës, Britanisë, Rusisë, Amerikës, Turqisë e turli piratësh; është e shkruar edhe në historinë me kapak të zi Mc’Gonigal, ku ende taksat tona përdoren për të mbyllur fletët e krimit nga Fondacionet Soros, Blair, e shumë asish që bëjnë zhurmë lëndinave të diplomacisë.
Më mirë kështu, të jetojë i lidhur me ushkur si gomar i turbulluar prej “luleve” të parfumeve, se sa të qëllohet me “shqelm” në vend të keq, ose të vritet si Mc’Gonigal, që bënte korrupsion e orgji para blitzeve të shërbimeve inteligjente, por fshehtas Ambasadës amerikane!
Deri sot, më afër ka dinakëritë me mikun, se turpërimet me armikun.
Se po, Anglo- Amerikanët janë në luftë me Mafien, Belindën dhe Bablokun, por akoma nuk ja ka vënë matrikullën non-grata. Ka investuar energji dhe “armatim” për çlirim të fshatit nga 4 Klanet Mafioze që kanë ngritur Perandori prej 32 vitesh e beteja vazhdon edhe pak.
Se e dredh “bishtin” bukur, nuk bie në grep të drejtësisë krye hajduti ynë.
Dhelpra e aventurave, Belinda e mrekullive që bëhet dyshi i Qeverisë, njeh çdo labirinth për udhëtim të ri, ka shumë fotografi me ambasadoren Yuri Kim, agjentin McGonigal, Tony Blair, Taulant Ballën, banditë e bandillë, çanta plot me dollarë e sa herë rrezikon t’i zbërthehet këmbëve fustani i pushtetit, përvojën e saj e lidh me patriotizmin dhe luftën Naçional-Çlirimtare.
Ah po, në këtë pikë ku na solli Belinda, duhet të pushojmë për një presje, të pyesim jo vetëm kur u çliruam nga pushtuesit, por edhe me cilën datë, me 28 apo 29 nëntor 1944?!
As këtu ende nuk kanë rënë dakord Saliu dhe Edi.
Eksplorimi nëpër paradokse, të nxjerr tek momentet kyçe, ku jetën dhe vdekjen i ndan një vijë në letra, që dikush i fortë ta fshin me gomë kineze.
Kina në fakt, nuk ka qenë kurrë kundërshtari i sunduesve tanë, por Gjermania, Perëndimi, Anglo-Amerikanët.
Këta monstra, Perëndimin dhe fshatarët gjithmonë i gënjyen.
U tha se lufta Nacional-Çlirimtare mori jetën e 28 000 shqiptarëve, por kurrë nuk u publikuan emrat e 58 gjermanëve apo atyre pak italianëve që humbën jetën këtyre anëve.
As që lufta e madhe u bë pas çlirimit, askush nuk e çon nëpër mëndje, përveç mbesës së diktatorit komunist Beqir Balluku.
Miqtë e Enverit ikën në botën tjetër pa hapur gojën, kurse Beqiri u bë “m*t m*uti”, nga fundi i sistemit, kur diktatori edhe sh*rrën e bënte në shishen që i mbante Saliu.
As Belinda nuk shkon për lesh si Olta Xhaçka me kompani, por e fundit, pak para se të ngordhë Babloku.
Fatin dhe fundin ku do të shkojnë, shtratin dhe shpatin ku po kullosin, i kanë zgjedhur jashtë përdorimit të fuqive dhe agresivitetit për çlirimin e qeverisjes nga hajdutët.
Pra Babloku, i kapur nga Belinda si ariu në mjaltë, luftën e ka me Perëndimin, jo me hajdutët e kriminelët.
Belinda e ka paralajmëruar, kujdes Bablok, nuk jam Olta që shkon krenare para gjyqit partizan të SPAK-ut!/Pamfleti
Lini një Përgjigje