
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë rolin e sekretarit të Policisë së Shtetit duke përshëndetur operacionin antidrogë ku është bërë i mundur asgjësimi i mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimi i autorëve.
Balla njoftoi se deri më tani në shkallë vendi janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 janë arrestuar si dhe shpreh bindjen se operacione të tilla do të intensifikohen.
“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë). Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit”, shkruan Balla në Facebook.
Lini një Përgjigje