
Ka vijuar sërish me debate seanca e fundit parlamentare ku po flitet për fondet e pezulluara të BE-së për bujqësinë. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku është përplasur me ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila u mundua të mohojë anulimin e fondeve të BE-së për bujqësinë.
Pas refuzimit të ministres Krifca, Tabaku ka shpërthyer në replikë ndaj saj duke i thënë se në të njëjtën mënyrë mohonin dhe aferën e inceneratorëve dhe e mbronin atë, por sot distancohen prej saj.
Pjesë nga debati në Kuvend:
Krifca: Ja kemi dalë, i gjithë fondi është vënë në funksionin e Shqipërisë. Nuk ka asnëj cent të djegur nga ku program. Po dembelizmi juaj dhe koalicioni juaj ‘Bashkë Shpifim’ nuk i ndanit me fermerët. Dikur AZHBR ishte kënetë që qelbte, në kohën e PD konsiderohej si harem, kurse në LSI si hambar i partisë, Është bërë një punë e jashtëzakonshme për agjenci, është transformuar. E kemi ngritur nivelin e institucionit, në një institucion model. Ne e kemi bërë punën.
Tabaku: Ka një procedurë interesante kjo qeveri, sulmojnë këdo që flet për aferë korruptive. Bëjnë fjalime këtu me fjalën e liderit. Edhe hartimshkruesit e qeverisë po dalin nga kontrolli se s’dinë ca thonë. A ka konstatuar OLAFi shkelje korrupotive dhe fryrje të shumave?
Për ca të më vijë mua turp, se na thoni s’keni turp. Kemi frikë të flasim se duhet të kemi ne turp për aferat e tua. Keni mbrojtur një aferë si inceneratorët që të arredonte ai kolegu juaj shtëpinë se këtëë keni bërë.
Lini një Përgjigje