TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 16:28

Debate në Kuvend/ Krifca tenton të zbusë skandalin me fondet e BE, opozita valë akuzash: Jep llogari si u vodhën grantet!

Shkruar nga Pamfleti
Debate në Kuvend/ Krifca tenton të zbusë skandalin me fondet e
Frida Krifca sot në Kuvend

Skandali me bllokimin e fondeve të BE për programet e bujqësisë ka shkaktuar debate në Kuvend. Ministrja Frida Krifca tentoi të justifikojë skandalin duke thënë se thjesht ka një pezullim  dhe nuk flitet për korrupsion. Por e pranoi se OLAF në vitin 2021 ka ushtruar kontroll në zyrat e AZHBR.

Njoftimi i u bë e ditur që kur OLAF erdhi te zyrat tona në vitin 2021. Lajmi fundit ka qenë pezullimi i pagesë së radhës, si masë e parakohshme, e ndërmjetme, nga Drejtoria e Përgjithshme e bujqësisë në Bruksel, e cila e ka marrë për sqarimin e rrethanave për sistemin e kontrollit për parandalimin e mashtrimit për faktorë të brendshëm apo të jashtëm. Nuk përmendet fjala korrupsion. Sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga AZHBR janë ato që janë akredituar nga BE”, tha ajo.

Por ndaj saj reagoi shumë ashpër deputetja Jorida Tabaku. Ajo i kërkoi të tregojë se kush i vodhi fondet e BE. Ministrja u spërdrodh disa herë, por nuk tregoi se pse BE vendosi të marrë një masë të tillë.

Ka një procedurë interesante kjo qeveri, sulmojnë këdo që flet për aferë korruptive. Bëjnë fjalime këtu me fjalën e liderit. Edhe hartimshkruesit e qeverisë po dalin nga kontrolli se s’dinë ca thonë. A ka konstatuar OLAFi shkelje korrupotive dhe fryrje të shumave?

Për ca të më vijë mua turp, se na thoni s’keni turp. Kemi frikë të flasim se duhet të kemi ne turp për aferat e tua. Keni mbrojtur një aferë si inceneratorët që të arredonte ai kolegu juaj shtëpinë se këtëë keni bërë”, tha Tabaku.

Pas saj foli edhe ish-kryeministri Berisha. Edhe ai shpërtheu në akuza si ndaj Frida Krifcës, ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.

"Ajo zonja tejkaloi çdolloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?", tha Berisha.

Deputeti i PD-së Edmond Spaho etiketoi ministren Krifca si më e keqja gjatë kohës së diktaturës

Ministrja që ka shkatërruar bujqësinë shqiptare, më e paaftja, më cinikja që nga koha e diktaturës. I mori në qafë fermerët. I tha mbillni grurë dhe tani u ka mbetur në hambar”, tha Spaho.

Lini një Përgjigje