Fondi është shtuar me shpenzime dyfish, mbasi përveç vjedhjes që ka planifikuar, kapter Peza ka shtuar numrin e pjesëtarëve të ekipit që do shkojnë në “Eurovision 2024”, mes tyre gruan, mikeshat e gruas, dashnoret dhe fëmijë ministrash...
Tamam si ish-ushtarët e uritur të xhenjos që i vërsuleshin kazanit të supës; dhe i babëzituri kapter Alfred Peza, prej 8 muajsh i është vërsulur fondeve të buxhetit të shtetit dhe të ardhurave të Radio-Televizionit Shqiptar.
Ai po vjedh dërrçe, nëpërmjet kostove që shton e tenderëve, shitjes së të drejtave të transmetimit të kampionateve sportive, mos deklarimit të reklamave e donacioneve, shpërblimeve me nga 3-4 paga të shokëve e mikneshave të tij etj., etj.
Të gjitha këto vjedhje e qoka, kapter Peza i bën pa marrë miratimin e Këshillit Drejtues të RTSH, por pas 5 muajsh konflikte, ka arritur të fusë në thes kryetarin Leka Bungo, me të cilin kapteri i çekut 1 milion USD, po bën zullumet, duke e joshur me projekte miliona lekë, makinë në dispozicion e ndonjë çupë si “konsulente”.
Pas dyfishimit të kostos së “Festivalit 62” të vitit 2023 në RTSH, vjedhja e radhës që ka bërë gati kapter Alfred Peza, është dyfishimi i fondit financiar, për shpenzimet dhe ekipin që do shkojë më 7 maj në “Eurovision 2024” në Suedi.
Fondi i shpenzuar nga RTSH për ekipin shqiptar që shkoi në “Eurovision 2023”, ishe 158 milionë lekë, ndërsa për “Eurovision 2024”, kapter Peza e ka caktuar 350 milionë lekë, në pazar me ‘rryqon’ Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të RTSH, Leka Bungo.

Fondi është shtuar me shpenzime dyfish, mbasi përveç vjedhjes që ka planifikuar, kapter Peza ka shtuar numrin e pjesëtarëve të ekipit që do shkojnë në “Eurovision 2024”, mes tyre gruan, mikeshet e gruas, dashnoret dhe fëmijë ministrash.
Ky dyfishim fondi, po bëhet në momentin, që prej datës 20 shkurt 2024, në RTSH ka shkuar një ekip i KLSH, për të audituar vjedhjen që kapter Alfred Peza dhe Leka Bungo, kanë bërë me dyfishimin e kostos “Festivalit 62” të vitit 2023. /Pamfleti
Lini një Përgjigje