TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 11:45

Ligji për investimet strategjike, deputeti: Ka pajisur me leje klientët e qeverisë Rama

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për investimet strategjike, deputeti: Ka pajisur me leje

Deputeti Arbi Agalliu ka reaguar në lidhje me votimin sot në Kuvend të ligjit për Investimet Strategjike.

Pas mbylljes së seancës, ai u shpreh se ky është një ligj korruptiv që ka pajisur me lejë klientët e qeverisë.

"Doja të ridenoncoja për të disatën herë faktin e projektligjit lidhur me investimet strategjike. Fatkeqësisht në seancën plenare sot, sikurse e dini tashmë rreth disa muaj nuk po lejohet që të ketë një diskutim normal për arsye të cilat dihen. Partia Demokratike ka mbajtur qëndrimet e veta, por ajo që duhet ta theksojmë, atë që ne kemi përmendur në vijushmëri është problematika me ligjin e investimeve strategjike", tha Agalliu.

 

deputeti investime strategjike ligj kliente qeveria rama

Lini një Përgjigje