TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 10:46

Tensionet në Kuvend/ Deputetët e opozitës sulmojnë Kumbaron: Ti nuk don lule, por vetëm paratë e betonit

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend/ Deputetët e opozitës sulmojnë Kumbaron:

Ndërkohë që deputetët e opozitës vijojnë me përpjekjet për bllokimin e punës së Kuvendit dhe akuzojnë zv kryetaren e Kuvendit se nuk ka vota të mjaftueshme për të miratuar projektligjet nen për nen, deputetja Ina Zhupa dëgjohet të thotë se ministrja Mirela Kumbaro nuk i meriton lulet që i janë dhënë me rastin e 8-Marsit, pasi sipas saj ministrja do vetëm beton.

“Kumbaro do vetëm beton nuk do lule. Merrja lulet”, dëgjohet të thotë Ina Zhupa.

“Edhe lulet i doni falas, as paratë që vidhni nuk harxhoni”, dëgjohet të thotë Gazment Bardhi.

 

tensione kuvend deputetet e opozites kumbaro sulm

Lini një Përgjigje