TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 10:23

“Kokën poshtë, kartonin lart”/ Salianji ironizon deputetët e PS: Janë dele

Shkruar nga Pamfleti
“Kokën poshtë, kartonin lart”/ Salianji ironizon
Kaos në Kuvend

Deputeti Ervin Salianji teksa ka bllokuar foltoren së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ka ironiozuar deputetët e mazhorancës duke i quajtur dele.

“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha ai.

Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej:

“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.

Parlamenti i Shqipërisë u mblodh këtë të enjte, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar katër projektligje. Por pavarësisht rendit të ditës me 7 pika, opozita nuk ka hequr nga skenari i saj, ai i bllokimit të punimeve, duke i rënë zhurmuesve. Sakaq, punonjësit e Gardës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Drejtuese e seancës ishte zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila nuk harroi pa uruar mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit.

kuvend

Lini një Përgjigje