
Sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka i ka kërkuar mazhorancës që të reflektojë dhe t'i rikthejë Komsionet Hetimore .
I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Noka kërcënoi se nëse nuk do të ketë hapa pas nga ana e mazhorancës, Parlamenti do të jetë në flakë.
“A zgjodhëm ne që me dëshirë të bëjmë këtë që po bëjmë apo na detyruan? Edhe macen po ta çosh te cepi i murit nuk ka çfarë bën tjetër përveç se të hidhet në fyt.
Këtë na kanë bërë ne. Na kanë asgjësuar çdo të drejtë demokratike. Mos provoko se atë Parlament do ta shohësh në flakë shumë shpejt dhe jo vetëm atë Parlament. Po nuk reaguan dhe reflektuan jo vetëm atë Parlament”, tha ai.
Lini një Përgjigje