TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 21:00

Jo vetëm Beleri/ Nga dekoratat, te Janullatosi dhe favoret, lidhjet e hershme të Metës dhe Berishës me Athinën!

Shkruar nga Pamfleti
Jo vetëm Beleri/ Nga dekoratat, te Janullatosi dhe favoret, lidhjet e
Berisha, Meta dhe Beleri

Si Athina ka sjellë vërdallë politikën shqiptare që më 1991 edhe deri më sot...

Rasti i Fredi Belerit dëshmoi edhe njëherë se Athina vijon të sjellë vërdallë politikën shqiptare. Vangjel Dule ka mbi 20-vite deputet vetëm për shkak të Athinës. Sa herë ka zgjedhje, PS ose PD marrin telefonata nga Athina dhe i sigurohet një vend Dules. Por, Dule na bëri peshqesh një antishqiptar si Fredi Beleri, kjo me bekimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kandidimi i tij në Himarë solli atë që pritej, sot ka përplasje të forta Tiranë-Athinë dhe Greqia kërcënon, anatemon, sulmon, etj. Por, pse Meta dhe Berisha nuk e frenuan kandidimin e Belerit?

Nëse shkojmë vite pas, të dy kanë pasur lidhje të forta me Greqinë. Po e nisim me Ilir Metën, pasi ky i fundit është dekoruar dhe mbështetur shpesh nga Athina.

Të gjithë i mbajnë mend vitet 1999-2001, kur Ilir Meta ishte Kryeministër. Ishte ai që u hapi dyert bizneseve greke në Shqipëri. Kompanitë telefonike ranë në duart e grekëve. Po ashtu solli bankat greke në Shqipëri. Të gjithë i mbajnë mend depozitat e naftës në Durrës. Ishin grekët ata që fshiheshin pas tyre dhe kjo ndodhi në qeverinë e Ilir Metës. Sikur të mos mjaftojnë vetëm këto, sapo Meta mori detyrën e Presidentit, i dha nënshtetësinë Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Që para viteve ’99 e deri më 2017 asnjë president nuk kishte pranuar të jepte nënshtetësi për Janullatosin. Por gjëja e parë që bëri Ilir Meta, ishte ta bënte atë shqiptar. Pastaj ajo që i vë kapak është se Ilir Meta, është i vetmi politikan shqiptar që ka marrë “Kryqin e Artë” nga qeveria greke. Bëhet fjalë për një medalje që nuk i jepet çdokujt nga Parlamenti i Greqisë, por personazheve që ata i shohin pranë kauzave të tyre. Medaljen në fjalë, Meta e mori në tetor të vitit 2016, pak javë pasi ishte zgjedhur president, në vizitën e zhvilluar në Greqi, ku dhe "harroi" të flasë për "Çështjen Çame", gjë e cila shkaktoi një furtunë politike asokohe në Shqipëri nga PDIU.

Gjatë vitit 2016, Meta ka pasur një vizitë në Greqi dhe atje është takuar me kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”, të cilit i premtoi ngritjen e 8 mijë varreve greke në Shqipëri. Bëhet fjalë për Jorgos Surlas, një ekstremist grek. Takimi u mbajt i fshehtë nga Meta.

Sa i takon Berishës, dihet mbështetja që i dhanë grekët kur u rrëzua sistemi komunist. Por, mbështetjen më të fortë e mori në vitin 1998 kur ndodhi grushti i shtetit. Ata që kanë qenë në polici në atë kohë tregojnë se u pre urdhër-arresti për Sali Berishën, por një telefonatë nga Athina ndryshoi gjithçka. Policia u tërhoq dhe Berisha doli i lirë.

Ilir Meta ishte ai që i dha nënshtetësinë Janullatosit, por Berisha është ai që i hapi derën. Berisha lejoi që Janulltos të vinte dhe të “mbretëronte” në Shqipëri.

Më pas kemi rastin flagrant të 2009, kur Berisha u dha detin grekëve. Marrëveshja detare u rrëzua me 9 vota nga Kushtetuesja, dhe madje prokuroria nisi hetimet, sepse kishim të bënim me tjetërsim pronash. Por, Adriatik Llalla para se të largohej e mbylli dosjen.

Por, gjatë viteve të fundit, dashuria e Berishës për grekët është shtuar ndjeshëm. Në rastin e vrasjes së Konstantinos Kacifas, Berisha doli në krah të grekëve dhe sulmonte policinë. Berisha, përveç kësaj ka gjetur mbështetje te grekët për sulmet ndaj Turqisë. Ai ka kritikuar Erdoganin dhe kjo është vlerësuar në Athinë.

Më pas kemi Fredi Belerin. Kandidmi i tij duket i qëllimshëm. Përveç kësaj, Berisha nuk ka lënë media greke pa dalë, teksa ka sulmuar dhe anatemuar qeverinë shqiptare. “Kuptova se ishte provokim i një oficeri të vjetër policie kundër tij. Më vonë gjeta të dhëna të qarta se oficerët e lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator mori para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7 mijë eurosh”, është shprehur Berisha pak kohë më parë në një media greke.

Jo se Edi Rama është më i mirë. Edhe ky deri dje e cilësonte mik kryeministrin grek. Po ashtu për pak e arriti dhe ai një pakt për të shitur detin, por u ndal në fund. Pra me pak fjalë, të gjithë janë lolo të Athinës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje