TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 17:22

U emërua si nënkryetar i “Rithemelimit”, Gjekmarkaj fton Bashën të bashkohet me PD!

Shkruar nga Pamfleti

U emërua si nënkryetar i “Rithemelimit”, Gjekmarkaj fton

Deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili së fundmi ka marrë postin si nënkryetar i Rithemelimit, i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të bashkohen me PD-në e vërtetë, qoftë edhe në diversitet.

Në një intervistë për “News 24”, Gjekmarkaj u pyet nga gazetari Osman Stafa, sesi ai sot është nënkryetar i Rithemelimit të PD-së, në një kohë kur ka qenë kritik me Berishën e Bashën.

Përgjigjia e nënkryetarit të Kuvendit ishte se ai e shikon këtë si një hap të rëndësishëm në drejtim të mendimit kritik në partitë politike ku ai aderon.

Intervista e plotë:

Stafa: Grupi Bardhi bashkohet me Rithemelimin, por po të kthehemi pas në kohë, shohim se nga PD e bashkuar e 2021-it, juve ju mungon vetëm Lulzim Basha. A mendoni se kështu mundeni ta mundni Edi Ramën?

Gjekmarkaj: Përfitoj nga rasti, meqenëse ju nominuat Lulzim Bashën, ti bëj ftesë edhe atij të kthehet tek partia që e ka rritur politikisht, që i ka dhënë aq shumë dhe të mos keqpërdoret për diversionin qeveritar ndaj opozitës.

Stafa: Po nëse ndaj kësaj ideje është Sali Berisha?

Gjekmarkaj: Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversiteti qëndron tek medimet e ndryshme. Në kuadër të këtij diversiteti, bëj ftesën dhe thirrjen që të gjithë kolegët që janë tek grupi Basha, vete z. Basha, të vijnë dhe të mos ta mbajnë ligjërimin tek përçarjet, e cila është zvogëluar, pasi PD është bashkuar, por duke mbajtur peng, aq vlerë se ka vula dhe firma, mendoj se duhet të vije dhe të gjej vendin e vet këtu.

Stafa: Keni qenë shpeshherë kritik ndaj Bashës, por kritik edhe ndaj Berishës. Çfarë ndodhi që ju jeni sot nënkryetar i Rithemelimit të PD-së?

Gjekmarkaj: Praninë time e shoh si një akt modernizimi të të menduarit të Partisë Demokratike, që i jep status mendimit kritik brenda lidershipit të saj. Kjo është diçka që ka munguar në partitë politike shqiptare dhe PD edhe njëherë tregon që mund të jetë novative në skenën politike të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje