TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 14:51

"Bashkimi me Berishën për pazare dhe për poste"/ Bardhi i përgjigjet Kullurit: Nuk të njoh kush je, nuk ke punë me PD-në

Shkruar nga Pamfleti
"Bashkimi me Berishën për pazare dhe për poste"/ Bardhi
Gazment Bardhi

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Rithemelimit në seli foli për mediat nënkryetari i ri këtij grupimi Gazment Bardhi.

I pyetur lidhur me reagimin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri i cili e quajti bashkimin Bardhi-Berisha për pazare dhe për post, Bardhi tha:

"Ti nuk pret që unë të komentoj deklaratat e zotërisë në fjalë. Nuk e njoh dhe nuk kam punë me të. Dhe si rregull as ai nuk ka punë me PD dhe zhvillimet në kampin tonë. Sa i takon zhvillimeve në statut ka qenë rregull, që kryetar i grupit parlamentar është edhe nënkryetar partie.

Nuk ka asnjë lajm të ri. Ushtroj edhe përgjegjësinë e nënkryetarit. Është përgjegjësi dhe as post dhe as karrige. Çdo përgjegjësi është me një rëndësi themelore dhe secili duhet të shërbej atyre pritshmërive që kanë demokratët. Nuk ka asnjë koleg që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament.'', tha ai.

Bardhi më tej tha se edhe në mbledhjen e djeshme në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit të gjithë ishin dakord për vijimin e aksionit opozitar.

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike. Kështu u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes, së Kryesia me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje