TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 14:30

Deputetja denoncon: Alfred Peza ka shkarkuar qindra punonjës pa motivacion, RTSH çiflig personal

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja denoncon: Alfred Peza ka shkarkuar qindra punonjës pa motivacion,

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, me anë të një deklarate për mediat, ka hedhur akuza ndaj drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Alfred Peza.

Zhupa ka thënë se ai ka shkarkuar nga puna plot 125 persona, pa ndonjë motivacion, duke shndërruar RTSH-në si çiflig personal.

“Ne do të bëjmë një seri denoncimesh për abuzimet e RTSH-së me në krye drejtorin e ri të paligjshëm, Alfred Peza.

Sot do të përqendrohem në rastet e shkarkimeve masive në thyerje të rregullave të kodit të punës të Republikës së Shqipërisë, që ka kryer drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza, që me marrjen e pozicionit dhe deri para dy ditësh, ku rasti flagrant ishte i regjisorit i cili kishte bërë dëmin e madh, që kishte lavdëruar emisionin e tij që zhvillohet në RTSH, në Instagramin e tij personal.

Për këtë u dënua nga drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza duke e shkarkuar nga puna.

Ky rast dhe qindra raste të tjera të cilat unë do ti lexoj për transparencë për publikun, tregojnë se si Alfred Peza e ka kthyer RTSH në një çiflig personal, pa ligj, e pa moral, ku bën veprime nga më antiligjore dhe antimorale për nga mënyra se si duhet administruar një institucion që mbahet nga fondet publike dhe taksat e shqiptarëve”, ka thënë Zhupa.

Deputetja ka përmendur rastet konkrete të shkarkimeve nga puna duke lexuar emrat dhe motivacionet, të cilat janë sipas saj tërësisht antiligjore.

Ajo tha se edhe si anëtare e Komisionit Parlamentar të Medias, do të ndërmarrë të gjithë hapat për ta çuar Alfred Pezën para drejtësisë.

“Sigurisht ai anëtare e Komisionit të Edukimit, komisioni përgjegjës për kontrollin e RTSH-së, do të ndjek të gjitha hapat ligjor, për ta ndalur dhe çuar përpara përgjegjësisë ligjore, Alfred Pezën. Ashtu siç i bëj thirrje, organeve të drejtësisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit për monitorimin e këtij institucioni që është kthyer në një institucion të paligjshëm, në një institucion ku vullneti i një individi vlen më shumë se sa rregullat e shtetit, kodi i punës dhe se sa morali dhe përgjegjshmëria që duhet të kryen funksionet publike në këtë rast, në RTSH-së e mbajtur me taksat e shqiptarëve”, ka thënë Zhupa në deklaratën e saj.

ina zhupa alfred peza

Lini një Përgjigje