TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 13:24

‘Rithemelimi’ drejt tërheqjes? Gazment Bardhi: Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhjen për situatën në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

‘Rithemelimi’ drejt tërheqjes? Gazment Bardhi: Jemi të

Gazment Bardhi ka patur një komunikim me mediat, ku ndër të tjera ka folur për aksionin opozitar dhe kaosin e krijuar në Kuvend.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të gjetur zgjidhje për situatën duke thënë se vendi ka nevojë për një parlament që funksionon.

“Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputetëve të opozitës, dua të rikonfirmoj atë që kam konfirmuar gjithmonë: Shqipëria ka nevojë për të patur parlament që funksion.

Edhe për shkak të thirrjes, kemi shprehur gatishmërinë tonë për të gjetur zgjidhjen për situatën në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkesat e paraqitura janë kushtetuese. Çështja e dytë që dua të sjell në vëmendje është se si Kuvendi i Shqipërisë vijon të jetë institucioni që mbron interesat e oligarkëve dhe kanë lënë në  harresë shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Bardhi.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje