Ish deputet i Partisë Demokratike, Igli Cara ka folur për aferën e portit të Durrësit dhe ka komentuar sjelljen e qeverisë ne lidhje me këtë që ai e quan “skandal të madh”.
Cara e konsideron Portin e Durrësit si vjedhjen më të madhe që ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.
“Së pari dua t’ju falënderoj shumë që e mbani këtë temë gjithmonë të ndezur se siç edhe ju e thatë është vjedhja më e madhe që ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, ne Ballkan në Evrope, që nga krijimi i kombit tonë. Është minimumi 15 herë më shumë se inceneratori. Dhe unë do ua jap me shifra. Dhe kam sfiduar këdo të majtë apo specialistë të fushës me shifrat që janë të dukshme siç s’ka qejf Rama të thotë e zeza mbi të bardhë, apo me zë dhe figurë.
Fatkeqësisht çfarë ka thënë opozita, çfarë kemi thënë ne që në fillim të herës në dhjetor 2020. Bëhet fjalë në vendim 145 të asaj kohe ku opozita fallso miratoi pa kuptuar asgjë pikërisht ratifikimin e marrëveshjeve me Emiratet e Bashkuara….”, tha Cara gjatë intervistës për Syri tv.
Taksapaguesit shqiptarë pritet të shpenzojnë minimalisht 400 milionë euro nga taksat e tyre për ndërtimin e një porti të ri për vendin pasi qeveria fali me kontratë koncesioni të negociuar pa garë portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama e dha me koncesion portin e Durrësit pas negociatave private, në të cilat, në së paku në një rast, u gjetën duke ngrënë në një restorant luksoz në Dubai, të ftuar nga kompania që fitoi koncesionon.
Lini një Përgjigje