TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 13:52

Dashamir Shehi kundër aksionit të ‘Rithemelimit’: Opozita t’i kthehet parlamentit e të ndalë sulmet ndaj drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Dashamir Shehi kundër aksionit të ‘Rithemelimit’: Opozita

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur për aksionin opozitar dhe kaosin e krijuar në Kuvend.

Sipas tij opozita po zhvlerëson Parlamentin dhe sulmet e saj ndaj drejtësisë duhet të ndalen.

Shehi ndër të tjera kritikoi qëndrimet e grupimit Bardhi-Berisha, duke nënvizuar se duhet të kthehen në parlament.

“Së pari hyrje në parlament, së dyti ndryshimi i kodit zgjedhor, drejtësinë ta lëmë të qetë dhe e katërta të rregullojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarë. Ne kemi detyrë ta sqarojmë popullin shqiptar që po hanë me lugë bosh. Ato të ndahen apo bashkohen, janë bashkuar e ndarë 3-4 herë gjatë kësaj periudhë,. Ka njerëz që nuk kanë besim as tek Berisha dhe as të Basha. Na duhet një trajektore e re politike. Që nuk merret sa nënkryetar apo kryetarë ka. I ftoj që t’i kthehen politikës. Të merren më reformën zgjedhore, të futen në parlament. Pika e tretë është të mos merremi më me drejtësinë, jo SPAK, sepse prokuroria duhet lënë e pavarur dhe të bëjë punën e vet. Duhet të bashkohen platformat dhe jo njerëz”, ka thënë Shehi.

Duke u ndalur tek marrëdhënia e opozitës me ndërkombëtarët në një kohë që kreu i Rithemelimit Sali Berisha është non grata, Shehi tha se opozita po lagrohet gjithnjë e më shumë në marrëdhënie me ndërkombëtarët.

"Unë them që opozita duhet të bëjë rrugë paralele deri në zgjedhje. Pas zgjedhjeve të shohë sa vota ka marrë secili grup. Duhet të rregullojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Duhet të kemi një paraqitje serioze para ndërkombëtarëve duke marrë në konsideratë pretendimet e tyre. Opozita në marrëdhënie me ndërkombëtarët është larg dhe vazhdon të bëjë gabime”, tha Shehi në një intervistë për Report Tv.

dashamir shehi parlament

Lini një Përgjigje