TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 15:45

Parlamenti i Shqipërisë ose ‘Ferma e kafshëve’ e George Orwell

Shkruar nga Pamfleti
Parlamenti i Shqipërisë ose ‘Ferma e kafshëve’ e
Parlamenti tym e flakë /

Mazhoranca e zhytur në korrupsion e trafiqe, po sillet me arrogancën e pushtetit absolut, ndërsa Foltorja “non grata”, prej 5 muajsh ka nxjerrë jashtë funksionit parlamentin; bllokim që krijon dyshime se është skenar Rama-Berisha, për të shtyrë me rrumpallë punimet e parlamentit deri në zgjedhjet vitit 2025...

Prej muajit tetor 2023, në Shqipëri nuk zhvillohen seanca parlamentare të rregullta e të plota, siç e përcakton Kushtetuta dhe Rregullorja e funksionimit, pavarësisht se dihet, që parlamenti me shumicë PS-në, është tjetërsuar në votues verbal të ligjeve klienteliste të kryeministrit Edi Rama.

Çdo të enjte kur është seanca e përcaktuar, por dhe në ndonjë ditë të hënë kur bëhen seanca të ndërmjetme, deputetët e Foltores, kanë mbuluar sallën me tym e kanë bërë pirg karriget te foltorja e parlamentit.

Kanë djegur materiale të seancave, kanë shkulur mikrofonët e kolegëve, kanë uzurpuar karriget e ministrave dhe vazhdojnë zhurmojnë me ulërima e bilbila çdo të enjte.

Këtë situatë bllokimi, nuk e ndryshoi as kundër-veprimi i PS me vendimet e përjashtimeve të deputetëve të Foltores; as ndryshimi i rregullores, duke vendosur përjashtimin me 3 muaj, që me urdhër të Edi Ramës, krye-parlamentarja Lindita Nikolla nuk po e zbaton.

Kaosi në parlament, nuk ndaloi as pas kallëzimeve penale që bënë në SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledar Çuçi dhe deputeti Vullnet Sinaj i “Big Market”, mbasi ato kallëzime janë tërhequr me urdhër të Bablokut .

Situatë të njëjtë kaosi, deputetët e Foltores vazhdojnë të krijojnë dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare, por nuk kanë mundur t’i bllokojnë punimet e tyre, ngaqë deputetët e PS po i bëjnë mbledhjet on-line nga zyrat, vilat, kafenetë, restorantet e makinat.

Por edhe në këto mbledhje, është njësoj sikur nuk funksionojnë, sepse marrin pjesë vetëm deputetët e PS, të cilët vendosin pa debat për projekt-ligjet, duke lexuar copa-copa disa nene të tyre, i miratojnë me “Amin” kolektiv e ia përcjellin për votim parlamentit.

Siç kemi parë, ligjet në parlament po vazhdojnë të lexohen nga Linda dhe të votohen formalisht e me shpejtësi nga deputetët e PS, nën mjegull tymuesesh e zhurmë bilbilash të deputetëve të Foltores, duke e katandisur parlamentin, me seanca që zgjasin sa 1 reklamë në televizor.

P.sh., me gjithë kohën e leximit nga Linda e parlamentit, ligji për buxhetin e shtetit u miratua për 4 minuta; ligji për taksimin e profesioneve të lira u miratua për 4 minuta; ligji për betonizimin e zonave të mbrojtura u votua për 1 minutë, ndërsa ligji për bastet on-line u miratua për 30 sekonda.

Vetëm në 4 seanca gjatë muajve janar-mars 2024, Lindita Nikolla ka hedhur për votim mes tymueseve e bilbilave, nga 10-15 ligje pa debat, të cilët deputetët e PS i kanë votuar në seanca nga 5 minuta ku nuk dëgjohet asgjë nuk flet askush.

Kjo sjellje e praktikë miratimi ligjesh pa u diskutuar, do vazhdojë dhe nuk dihet kur do ndalet: nga kryeministri Edi Rama për t’i dhënë fund arrogancës e bllokimit të të drejtave të opozitës, dhe “non grata” Sali Berisha, të urdhërojë ndalimin e kaosit.

E themi këtë, mbasi maxhoranca e zhytur në korrupsion e trafiqe, po sillet me arrogancën e pushtetit absolut, ndërsa Foltorja “non grata”, prej 5 muajsh ka nxjerrë jashtë funksionit parlamentin; bllokim që krijon dyshime se është skenar i miqve Rama-Berisha, për të shtyrë me rrumpallë punimet e parlamentit deri në zgjedhjet vitit 2025./Pamfleti

palamenti i shqipërisë ferma e kafshëve george orwell

Lini një Përgjigje