TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 14:52

Zbardhet mbledhja e grupit të PD, skenarët për seancën e nesërme në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet mbledhja e grupit të PD, skenarët për seancën e

Grupi i deputetëve të ‘Rithemelimit’ ka zhvilluar sot një mbledhje ku janë diskutuar edhe skenarët që do të zhvillojë opozita në seancën e nesërme parlamentare.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas miratimit të ndryshimeve statutore të Rithemelimit, ku Bardhi dhe Gjekmarkaj u bënë nënkryetarë të rinj.

Gazetari Osman Stafa ka treguar se në mbledhjen e grupit u fol rreth skenarit që do të ndiqet për nesër nga opozita në seancën e radhës plenare.

Në mbledhje u vu re mungesa e deputetit Dashnor Sula, i cili tha dje se nuk ishte pro këtij bashkimi, ndërsa theksoi e bashkimi duhej të arrihej përmes votës. Gjatë diskutimeve në grupin parlamentar u vendos që të vijohej me të njëjtin skenar në Kuvend, për të bllokuar punimet.

Kjo pasi sipas tyre mazhoranca nuk ka asnjë reflektim për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.

parlament

Lini një Përgjigje