Ministri i Financave të Shqipërisë, u thirr sot nga SPAK, megjithëse kishte marrë “garancinë” e dosjeve që ka në arkivë babai i tij, Bilbil Mete, prokurori famëkeq i komunizmit...
Kaloi pa shumë bujë sot, pyetja disa orë e Ministrit të Financave Ervin Mete nga SPAK. Sepse lajmi i ditës ishte, si u rrah me shpulla Princ Leka II, brenda Pallatit Mbretëror.
Mete me portretin e tij statik, alla “Bashar al-Assad”, doli nga zyrat e SPAK-ut i zverdhur prej dy pyetjeve që iu bënë nga hetuesit, aq sa ngatërroi edhe makinën.
Është përfolur gjithnjë Arben Ahmetaj për aferat në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhë Tregtisë apo tek “superministria” e Financavë dhë Ekonominë. Në fakt hija atje ishte “Kunadhja” Ervin Mete, një here si drejtor kabineti, më vonë si zëvendësministër, pastaj drejtor i AMF, duke krijuar zona të gjera influence dhe pasurimi.
Ervin Mete, i zhytur kokë e këmbë në aferën e inceneratorëve, ka qenë në krye të çdo negocimi apo marrëveshjeje që lidhte Ministria e Financave e zhytën në miliarda lekë borxhe shtetin shqiptar. Koncesionet që mbushën thasët e “Bablokut”, mbushën edhe valixhet e ‘kunadhes’, Ervin Mete. Kujtojmë njërin p.sh, koncesionin e shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm.
Në Tetor 2019, Ervin Mete u mor paralelisht me “bisnes”. Hapi zyrën private “GMConsulting” te Sky Tower. Aty ndërmerrte “konsulenca” ligjore dhe financiare pa asnjë staf ndihmës. Zyra nr 4 e katit 13 në Sky Tower ka parë për krishtlindjet e 2019 të hyjnë e dalin bisnesmenë koncesionesh me Suitcase me para për t’u konsultuar nga ‘kunadhja’ e financave. Më pas “Kunadhja” u katapultua në AMF, për kontrollin e institucioneve financiare, ndaj dhe zyra “GMConsulting” u mbyll.
Ministri i Financave të Shqipërisë, u thirr sot nga SPAK, megjithëse kishte marrë “garancinë” e dosjeve që ka në arkivë babai i tij, Bilbil Mete, prokurori famëkeq i komunizmit dhe demokracisë.
Bilbil Mete, ish prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për 25 vjet njeh shumë nga hetuesit e sotëm të SPAK që i ka patur nëpër dosje “inspektimi”. Me marifete dhe presione arriti t’i shpëtojë vettingut me dorëheqje. Të shohim nëse do i pijnë ujë marifetet e vjetra, në kohën e re të SPAK. “Kunadhja” Mete doli nga gjirizët e fshehta të pyllit korruptiv. Atë e nxorri në çark SPAKU…
“Pamfleti” shtron vetëm një pyetje për SPAK: A do ta verifikojë Prokuroria e Posaçme niptin L92217028J, sa para ka marrë Ervin Mete, si i ka marrë, ku i ka marrë dhe a e ka përdorur postin për të zhvatur para publike?! Kaq për Sot!/Pamfleti
Lini një Përgjigje