
Analisti Frrok Çupi deklaroi se Jorida Tabaku mund të veprojë njësoj si deputetët opozitarë që kanë shkuar në Amerikë, dhe menjëherë pasi janë kthyer, kanë shkuar poshtë ballkonit të Sali Berishës.
Duke komentuar mungesën e Tabakut në mbledhjen e këshillit të Rithemelimit për ndryshimet statutore, ai tha se nuk dëshiron që Tabaku të bjerë në grackën e Berishës dhe të largohet me amerikanët.
Më tej ai shtoi se SHBA e ka bërë të qartë se kush bashkohet me Berishën nuk ka punë me ta.
“Kjo është një fenomen në gjithë këto prurjet e reja të PD dhe në tërë korpin e PD. Ka ndodhur një gjë që vetëm e marrin nga akti i fundit i zonjës Tabaku, që sapo është kthyer nga SHBA, këta janë ftuar në SHBA herë pas herë dhe ajo që është shumë tronditëse për politikën është se vijnë me porosi të SHBA, që shërbejini parlamentit dhe kush bashkëpunon me Berishën, ne nuk bashkëpunojmë. Tani këta vijnë të gjithë këtu, edhe këta që janë bërë nënkryetar sot, sapo erdhën shkuan tek ballkoni. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Joridën, gjë që nuk e dëshiroj. Basha e di shumë mirë që kur e ka përjashtuar Berishën, e di se po shkoi tek Berisha nuk ka më punë me Amerikën. Kur ai dha shenja se u bashkua me politikën amerikane për të shporrur Berishën nga politika e vendit, u premtua edhe nga Escobar mirë u takofshim në Uashington. Nuk shkoi kurrë në Uashington, nuk arriti dot të dallojë se çfarë është anti berishë dhe anti amerikane. Sot Basha është në një pozitë krejt të paqartë por është kryetar legal i PD. Por këta tregojnë se sa të hollë e kanë lëkurën anti amerikane. Bien në gropën e saliut sapo vijnë këtu”, tha ai.
Lini një Përgjigje