
Personazhi i ftuar mbrëmjen e sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube ka qenë gazetari Ylli Pata.
Ai ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur te dënimi i Fredi Belerit, situata në PD dhe procesi ndaj Belerit.
Lidhur me çështjen Beleri, Pata ka deklaruar se i duhej hetuar për tradhti kombëtare dhe meriton burg përjetë.
-Ju duk vendim i drejtë ky i GJKKO për Belerin?
Që Fredi Beleri ka blerë vota e dinë jo njerëzit, por dhe gurët e Himarës. Fredi Beleri ka blerë vota dhe bëhet fjalë për 19 vota. Kush e njeh Himarën, është Himara, Spille, Borsh, Vuno dhe fshatrat e tjerë. Ai ka marrë 19 vota në Kuç dhe ka premtuar pasaporta greke. Kjo është e incizuar. Unë nuk mendoj se Beleri duhej të ishte dënuar 2 vite, por më shumë.
-Për këtë vepër?
Për këtë vepër. Sepse Fredi Beleri ka tentuar dhe ka blerë jo votën, por kombësinë. Por ku ka grek në Himarë? Minoritarë ka në Dropull, në fshatrat e Finiqit, por jo në Himarë. Ai thotë jam grek. Por si mo grek? E di çfarë ka ndodhur në kohën e aleancës Berisha-Bollano? Babai i gazetarit Aleksandër Çipa ka qenë artist që punonte në Shtëpën e Kulturës në Himarë. Kur ka dashur të marrë pensionin, Bollano ja ka djegur letrat. Sepse donin të zhduknin gjurmët e shqiptarizmit. Himara është eksperiment i ekstremizmit grek. Ky proces është proces kot. Është si puna e procesit për Berishën që bëhet për kafe. Procesi ndaj Belerit duhej bërë për tradhti kombëtare. Ai duhej të dënohej me burgim të përjetshëm.
Lini një Përgjigje