TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2024, 13:05

Sulmi rus me raketa në Odessa, reagon Rama: Zelenskyt dhe Mitsotakis iu rrezikua jeta

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi rus me raketa në Odessa, reagon Rama: Zelenskyt dhe Mitsotakis iu
Volodymyr Zelensky, Kyriakos Mitsotakis, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin rus në Odessa të Ukrainës, në kohën kur në qytet ishin presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Ai ka dënuar sulmin dhe e ka quajtur provokim të pamatur dhe të rrezikshëm.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, shkruan Rama në platformën “X”.

Pesë persona u vranë në sulmet ruse në Odesa, ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po vizitonin portin, njoftuan autoritetet ukrainase.

“Konfirmojmë sulmin në infrastrukturën portuale të qytetit të Odessa. Konfirmojmë vdekjen e pesë personave. Ka edhe të plagosur”, tha zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk për France Press.Mitsotakis tha se në fund të vizitës, ata dëgjuan zhurmën e sirenave të sulmit ajror dhe shpërthimeve aty pranë dhe shtoi se nuk kishin kohë të mbroheshin, duke e quajtur atë një “përvojë mbresëlënëse”.

Zelenski tha se njerëzve në ushtrinë ruse nuk u intereson nëse objektivat janë ushtarakë apo civilë, apo nëse ka mysafirë nga jashtë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mori përgjegjësinë për sulmin me raketa në portin e Odessas, duke thënë se forcat ruse goditën “një hangar ku forcat e armatosura ukrainase përgatisin drone detare për luftim. 

edi rama volodymyr zelensky kyriakos mitsotakis

Lini një Përgjigje