TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Gusht 2023, 21:11

Kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, Berisha kërkon dorëheqjen e Peleshit: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, Berisha kërkon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi pas gjetjes së parcelës me 125 rrënjë kanabis sativa që u zbulua së fundmi në repartin ushtarak të Zall Herrit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha akuzoi kryeministirn Rama dhe ministrin e Mbrojtjes se e kanë kthyer ushtrinë e Shqipërisë në një narko-ushtri. Ai shtoi se veprime të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e një ushtrie që është pjesë e NATO-s.

Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, narko-ushtri. Në repartin e trupave speciale të Zall Herrit gjenden plantacione me qindra rrënjë të Kanabis Sativa.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.

Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Peleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e rapartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar”, shkruan Berisha.

berisha dorëheqja peleshit

Lini një Përgjigje