
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor në Shëndetësi është shoqëruar me debate të shumta mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti socialist Petro Koçi është përplasur me kryetaren e komisionit Albana Vokshi. Ai ironizoi duke thënë se Vokshi ëhstë e gatshme të flijohet edhe biologjikisht për Berishën.
Në përgjigje Vokshi u shpreh se socialistët e kanë frikë Berishën dhe kjo është aryseja sipas saj që e përmendin në çdo rast.
Debati:
Koçi: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën.
Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madhe i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.
Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.
Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve
Koçi: Ik vish bluzën.
Vokshi: Për këto sakrifikohem unë dhe të tjerët që nuk janë këtu. Për të demaskuar korrupsionin që ju e mbroni. Të siguroj ty Petro nënkryetari dhe Edi Ramës, nuk do gëzojë Rama as Vilma Nushi dhe kushdo që ka futur duart në paratë e shëndetësisë nuk do gëzojë asnjë qindarkë.
Lini një Përgjigje