TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 09:45

'Varja Berishës, mendo ca universitete për Borën!', zbardhen sms-të mes Kryemadhit dhe Shatkut nga dosja e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
'Varja Berishës, mendo ca universitete për Borën!',
Adrian Shatku dhe Monika Kryemadhi

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë se Posaçme për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas dosjes, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur dy kompani në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, të merrnin leje për disa projekete në Shqipëri me përfitime mbi 2 milionë lekë të reja.

Këto projektet do të zhvilloheshin përmes tregut të fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së të transferimit të thirrjeve telefonike.

Sipas “Prapaskena”, paratë e përfituara do të përdoreshin në mënyra të ndryshme për përfitimet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në disa komunikime me biznesmenin Adrian Shatku, Kryemadhi i thotë të mos shqetësohet për akuzat e Sali Berishës, por në vend të kësaj të shohë për bursa në universitetet amerikane për vajzën e saj.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Nisur sa mësipër, organi i akuzës i ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës informacion mbi kartat e kreditit American Expres, llogaritë bankare me të cilat janë lidhur këto karta, a janë lëshuar karta krediti në emër të Monika Kryemadhit dhe shpenzimet e kryera nga karta për periudhën e vlefshmërisë.

Në datën 7 Maj 2014, Monika Kryemadhi i ka përcjellë Adrian Shatkut, email-in e plotë që i është dërguar nga adresa [email protected], në datën 6 Maj 2014, me subjekt “Ftese pjesemarrje ne aktivitetin “Gruaja ne Shkence, Inovacion dhe Teknologji ne epoken digjitale”. Adriani i ka shkruajtur Monikës, në anglisht “Cool, you need a small talking points or presentation?” dhe Monika i është përgjigjur “Po që të jetë interesante se do dali në media dhe në gazeta. Edhe ndonjë prezantim të vogël mirë do ishte”.

Në datën 16 Maj 2014, Adrian Shatku komunikon me mesazh me Monika Kryemadhin ku i shkruan se javën tjetër do të shkojë në Shqipëri për të mbyllur çështjet e hapura. Monika bie dakord dhe e porosit që të interesohet për universitetin e vajzës Bora. Biseda është si vijon:

Adi Amerik–vajti ok? Nga java tjetër është mirë të jem andej? Të mundohemi të mbyllim efarë Eshtë hapur? Berisha përdor ofensivën si deferencë. Mos i shkoni në agjendën e tij ???? e di mire ti:)

Unknown-Po shumë mirë hajde

Unknown-Per Berishën varja. Mendo edhe ca universitete për Borën.

Adi Amerik-Ok see you next week…me Borën flasim atje. Do ishte mirë të vije ketej per ca ditë.

Unknown-Po patjetër por kur të vish që ti fiksojmë të gjitha dhe me pyet pak edhe fee dhe si mund të sigurojmë bursë se ne bëjmë edhe deklarim.

Adi Amerik- Dakort. Is all possible. Flasim atje.

Unknown-Ok mirëardhsh

Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave. 

adrian shatku monika kryemadhi

Lini një Përgjigje