TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 11:15

“Edhe majonezën dhe ketchup-in”, ironizon Korreshi: Shoqja Vilma Nushi të vijë të na tregojë përbërësit kryesorë që mori 1.7 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

“Edhe majonezën dhe ketchup-in”, ironizon Korreshi: Shoqja

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar që biznesmenia Vilma Nushi duhet të paraqitet në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up.

Deputeti Korreshi ironizoi gjatë mbledhjes teksa u shpreh se Vilma Nushi duhet të paraqitet në Komision për të treguar përbërësit kryesorë që në divident mori 1.7 mln euro.

“Edhe majonezë dhe ketchup-in e këtyre, shoqja Vilama duhet të vijë të na tregojë si është gatuar”, u shpreh ai.

"Vilma Nushi duhet të vijë se s’bën, nuk është ndryshe nga ata që kanë përfituar nga koncesion.

Edhe majonezë dhe ketchup-in e këtyre, shoqja Vilama duhet të vijë të na tregojë si është gatuar dhe se si kanë qenë përbërësit kryesorë që në divident mori 1.7 mln euro, këtë shqiptarët duhet me domosdoshmëri ta dinë.

Sa i përket shtetasve të huaj, duhet ti përgjigjen në momentin që kanë pranuar të bëjnë tregti e biznes në Shqipëri, janë të detyruar e duhet të zbatojnë ligjet", tha Korreshi.

 

korreshi vilma nushi 1.7 mln euro

Lini një Përgjigje