TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 10:58

Interpelanca me opozitën, Manja zbulon emrat e 8 ‘peshqve’ të vegjël që përfituan nga Amnistia Penale

Shkruar nga Pamfleti
Interpelanca me opozitën, Manja zbulon emrat e 8 ‘peshqve’
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme në Kuvend ka zbulaur emrat e 8 përfituesve të dënuar nga GJKKO prej amnistisë penale.

Sipas Manjës, kanë përfituar jo zyrtarë të lartë.

Ministri tha gjatë interpelancës me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj se nga ligji nuk ka përfituar asnjë i dënuar simbol i korrupsionit, por vetëm 8 nëpunës civil të dënuar për korrupsion.

“Ju ngatërroni shërbimin e provës me burgun. Dilni këtu dhe më thoni një emër, që ky është simbol i korrupsionit dhe që 116 deputetë majtas dhe djathtas dhanë për këtë ligj për ta liruar. Një gjyqtar, prokuror apo politikan. Dilni dhe më thoni një emër.

Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente por unë jam përgatitur shumë seriozisht në respekt të 116 kolegëve që dhanë votën për këtë amnisti. Por jo për ata që nuk e kanë votuar sepse sado të përpiqem unë të shpjegoj të vërtetën ju vazhdoni të besoni të vërtetën tuaj.

Ministri mban përgjegjësi për draftin që i dërgon këshillit të ministrave por jo për atë që votohet në Kuvend. Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e Shqipërisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të dënuar për korrupsion.

Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik, janë vetëm 8 dhe asnjëri prej tyre nuk është simbol i korrupsionit.” tha ai.

Lista;

Edmond Z. I, se kam idenë çfarë zyrtari ka qenë i janë falur 13 ditë

Marginglen M. I dënuar shkelje të barazisë së tenderave i janë falur 5 muaj

Marvin M, i dënuar 2 vite,  i janë falur 9 muaj

Admir B, i janë falur 3 muaj e 25

Eduard. R, është dënuar me 3 vite e 6, i është falur 1 vit burg

Hamza. T, i  dënuar me 1 vit, i janë falur 4 muaj

Ubrahim G, i dënuar 8 muaj, i janë falur 26 ditë

Erion.b,  i janë falur 14 ditë

Lulzim Ç, është dënuar për ushtrim të ndikimi të paligjshme 1 muaj e 8 ditë

Këto të 8 në 20 përfituesit me ulje dënimi, kanë qenë për një nga veprat që listova. Të tjerët janë dënuar nga GJKKO por kanë përfituar për vepra të tjera.

 

ulsi manja 8 zyrtarëve të dënuar

Lini një Përgjigje