TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 10:36

Interpelanca me Manjën për amnistinë penale, Alibeaj: Rama-Berisha bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu!

Shkruar nga Pamfleti
Interpelanca me Manjën për amnistinë penale, Alibeaj:
Enkelejd Alibeaj

Një interpelancë për amnistinë penale është kërkuar nga disa deputetë të PD me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në emër të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shtroi disa pyetje, për të cilat kërkoi përgjigje nga ministri.

Sipas Alibeajt, qeveria bashkoi votat me një pjesë të opozitës për të nxjerrë nga burgu të korruptuarit dhe për të lënë në burg protestuesit.

Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. Nuk është vetëm përgjegjësia e ministrit, por edhe e këtij tjetrit”, tha Alibeaj.

Alibeaj tha se arsyeja e vërtetë e miratimit të amnistisë natën, ishte vetëm për arsye politike.

"Mediat kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).

Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu.

Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përzë janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve.

Sa ishte numri i përfituesve nga të dënuarit e GJKKO. S’dua ta bëj një loj të neveritshëm shifrat, por arsyet e vwrteta të miratimit të amendamenteve natën janë politikë. Dihet mirë se cilat janë mesazhet që nëpërmjet kësaj amnistie ju dërguan publikut shqiptar."- tha Alibeaj.

Lini një Përgjigje