TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 10:17

"Amnistia penale liroi zyrtarë të korruptuar", paralajmëron Basha: Parlamenti i ka ditët e numëruara

Shkruar nga Pamfleti

"Amnistia penale liroi zyrtarë të korruptuar",

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një komunikim me gazetarët, para se të futej në sallën e Kuvendit ku do të zhvillohet një interpelancë me ministrin Ulsi Manja, për amnistinë penale që u miratua pak ditë më parë.

Basha është shprehur se mazhoranca përmes ndryshimeve ligjore kërkon të vështirësojë punën e SPAK, pasi PS prezantoi projekt-rezolutën anti-korrupsion. Ai tha se kjo i vjen në ndihmë zyrtarëve të korruptuar që ti shpëtojnë akuzave.

Basha u shpreh se përmes kësaj amnistie janë liruar zyrtarë të korruptuar. Ai theksoi edhe një herë se kërkon që të bëhet veting për politikanët.

"Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarë të korruptuar ti shpëtojnë akuzave si shpërdorimi i detyrave apo akteve të tjera të rënda ku dëmtojnë palcërisht interesat e qytetarëve shqiptarë, ku zhduken miliona euro që mund të shkonin për të shëruar plagët sociale.

Miliona euro merren nga taksat e rritura dhe zhduken në xhepat e zyrtarë të korruptuar. Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK.

Prioriteti kryesor i shqiptarëve është ta zhbëjnë këtë aleancë, kurse kjo aleancë kërkon të zhbëjë SPAK. PD është vendosur në krah të interesit të qytetarët dhe kundër aleancës së të korruptuarve", tha Basha.

Lini një Përgjigje