
Drejtuesi i SYRIZAS, Stefanos Kasselaqis ka mbërritur sot në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim në zonën e Dropullit.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se ndalesa e parë e tij ishte në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq – Dropull.
Në takim është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokaatër Dimitrios Sacharidis dhe kryetari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.
Gjatë këtij takimi të parë ai u njoh me një ekspoze të arsimit grek në zonën e minoritetit dhe problemet e tyre.
Herët në mëngjes Kasselaqis zhvilloi takim në Kallpaq të Janinës.
Lini një Përgjigje